ARKATANA

Qeveritë për 20 vjet nuk e kanë ndihmuar Luginën e Preshevës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga Refik Hasani – Përgjigje lidhur me takimin e sotëm (datë 11 janar) të Kryeministrit në detyrë, z.Avdullah Hoti, me përfaqësuesit nga Presheva e Bujanoci, por mungonte përfaqësuesi nga Medvegja. Ditë më parë edhe kandidatit i PDK-ës për Kryeministër z.Enver Hoxhaj, publikoi 7 zotime të ashtuquajtura për Luginën e Preshevës.

I kujtoj opinionit të gjërë se vetëm në fushatë zgjedhore kujtohet kjo krahinë shqiptare e mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë, dhe nga këto premtime nuk do të ketë asgjë, pasi nuk janë zbatuar e realizuar, si:

1. Rezoluta nga Kuvendi i Kosovës për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë i miratuar, datë 06.06.2013,
2. Në Gjilan është hapur zyrja, datë 30.12.2014, për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë,
3. Në Kuvendin Komunal – Gjilan, është miratuar vendimi mbi formimin e Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë,datë 27.06. 2013,
4. Qeveria në detyrë, më datën 28.09.2020, pas një takimi sikur i ditës së sotit, u zotua se do themelon Zyrën për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës,

Të gjithë më parë ishin premtime në fushata zgjedhore e zotime, por
5. Nuk janë ndarë ndihma e premtuar lidhur me Abetaret, Materniteti në Preshevë, etj.

Mobi Casa

Qeveria e Kosovës edhe në takimet të përbashkëta me qeverinë Shqiptare nuk kanë dhënë asnjë efekt përveçqë janë premtuar të ndahen nga 50 mijë euro, e të cilat nuk dihet nëse janë ndarë.

Po ashtu,
Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk janë përcaktuar saktë për Referendumin e datës 1 e 2 Mars 1992, për luftën dhe sakrificën e UÇPMB-ës, për Marrëveshjen e Konçulit, për heqjen e Lapidarit të UÇPMB-ës, për pasivizimin e adresave, diskriminimin e vazhdueshëm etj.
Dhe
Republika e Kosovës nuk kanë asnjë platformë e asnjë strategji për ta shtruar e ngritur në nivele e instanca të BE-ës dhe mekanizma të OKB-së.
Për dy dekada të gjitha qeveritë e udhëhequra nga subjektet politike PDK-LDK-AAK, asgjë s`kanë ndihmuar Luginën e Preshevës, përkundrazi kanë krijuar konfuzion në mesin e qytetarëve të kësaj krahine edhe në instanca e nivele të jashtme.
Kryeministri në detyrë, z.Avdullah Hoti, dhe kandidati për kryeministër nga PDK-ja z.Enver Hoxhaj, por edhe ish-Kryeministri z.Ramush Haradinaj, me asgjë nuk e kanë ndihmuar Preshevën, Bujanocin e Medvegjën.

Vetëm ish-Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti, ka ndarë 500 mijë euro ndihmë dedikuar për Medvegjë, Bujanoc e Preshevë janë, ku për dy dekada Shqipëria dhe Kosova bashkë nuk i kan ndarë këto mjete. E vetmja shpresë është jo vetëm për Kosovën por edhe për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.