Hidromorava

Qeveritarëve u ka hyrë frika në palcë nga humbja e pushtetit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në takimin e debatit të shumëpritur të 3 gushtit në Kuvendin e Kosovës për çështjen e Demarkacionit dhe kryeministri Mustafa nuk po ndalet së provokuari opozitën kosovare, e cila pret që ky debat të shterë të gjitha argumentet, të cilat flasin se versioni i tanishëm i marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është i gabuar, i dëmshëm dhe nuk duhet të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës.

Analistët politikë, opozitarët dhe njohës të tjerë të këtyre zhvillimeve rreth kësaj teme, konsiderojnë se tani kreu i Qeverisë së Kosovës e ka humbur durimin dhe busullën e sjelljes si kryeministër dhe se ai nga frika e betejës pa fakte për ratifikimin e marrëveshjes në dëm të tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, nga i cili dështim mund ta humbë edhe pushtetin për shkak të rrezikut nga prishja e koalicionit dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, po bën gjithçka që është e mundur për të krijuar një situatë ndryshe, që t’i bindë edhe të tjerët të shkelin mbi argumentet që kanë ofruar dhe po ofrojnë ekspertët. Ata thonë se të dyja partitë në pushtet, PDK-ja dhe LDK-ja, po frikësohen se koalicioni mund ta humbë pushtetin në rast të mosratifikimit të Demarkacionit nga Parlamenti.

“Kur frika ekziston për humbje të debatit, fillon zhurma”

RCCOLA

Analisti politik dhe profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, thotë për “Kosova Sot” se afrimi i ballafaqimit të argumenteve përbal- lë deklarimeve mashtruese të kryeministrit për një vit të tërë i kanë futur atij në palcë frikën e dështimit dhe humbjes së pushtetit, prandaj po lufton me çdo kusht ta imponojë dhe mbrojë të vërtetën e tij pa fakte, ngase, sipas Spahiut, kjo temë është ndër më të shoshiturat dhe më të argumentuarat në shoqëri. “Kur dikush frikësohet se do ta humbë debatin, për arsye se nuk ka fakte apo argumente, ai fillon të bëjë zhurmë e të fyejë në mënyrë që të humbë sensi i debatit. Këtë po e bën Isa Mustafa.

Debati për Demarkacionin ka marrë vëmendjen e merituar për një proces të tillë për dallim prej shumë proceseve që kanë filluar pa debat meritor, siç është p.sh. fillimi i procesit të privatizimit, decentralizimit, simboleve kombëtare të Kosovës, Kushtetutës, zgjedhjes së presidentit etj. Pas këtij debati meritor, gjë që tregon se shoqëria jonë po piqet dhe se kombi ynë po ngrihet në këmbë, është më se e qartë se Marrëveshja për Demarkacion është bërë gabim. Se është bërë gabim këtë më shumë na kanë bindur argumentet e dobëta të komisionit shtetëror, të Isës e Hashimit, e sidomos argumentet e dobëta të Komisionit ndërkombëtar të Atifete Jahjagës sesa argumentet bajagi të forta të Florim Isufit, Shpejtim Bulliqit, Përparim Ahmetit, Enver Hasanit etj.”, shprehet Spahiu. Sipas tij, kur Qeveria e bleu “një ekspert të Pavarur” (Tomorr Qelen), argumentet e tij ishin aq të dobëta sa i vunë kapakun këtij debati./kosova sot/