Fundamenti

Qeveritarët “kontrabandojnë” pasurinë

/ 1 minutë lexim

Qeveria e Kosovës ka bërë gati projektligjin i cili ndalon publikimin online të pasurisë së zyrtarëve të Kosovës në AKK. Formularët me detaje të pasurisë së politikanëve, të cilët deri më tash kanë qenë në dispozicion të qytetarëve të Kosovës, nëse ky projekt ligj votohet nga deputetët e Kosovës nuk do të jenë në dispozicion në versionin online, shkruan Zëri.

Kreu i AKK-së Hasan Preteni, i cili deri më tash ka mbledhur këta formuarë që që nga viti 2010 për t’i publikuar, dhe ndaj atyre që kanë hezituar ta deklarojnë pasurinë ka hapur procedura gjyqësore.

Fundamenti

“Janë disa qëndrime të grupit punues. Draftin final nuk e kam parë. Agjencia ka qëndrimin e vet. Nuk pajtohemi me mos transparencën. Duhet të kemi një ligj më të avancuar, jo të kemi regres”, ka thënë Preteni.

Partitë opozitares i duket janë të gatshme që ta votojne projektligjin i cili ndalon ekspozimin online të pasurive të tyre.
Projektligji i cili kërkon të mos publikohet në versionin online deklarimi i pasurisë, kundërshtohet vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje./Zëri/