Mobi Casa

Qeveritarët i duan ministrat, deputetë

/ 1 minutë lexim

Të pakënaqur me performancën e deputetëve në Kuvend, partitë e koalicionit qeveritar kanë ringjallë idenë që ministrat të mund ta ushtrojnë edhe mandatin e deputetit, ashtu siç ka qenë para legjislaturës së katërt.

Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili e ka organizuar takimin e fundit për reformën zgjedhore, ka bërë të ditur pas takimit me përfaqësuesit e partive se kanë diskutuar që pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare ministrat të mund ta ushtrojnë edhe funksionin e deputetit.

Uji Dea

“Unë jam që deputeti të mund të jetë edhe ministër apo anasjelltas për shkak të kualitetit parlamentar, për arsye se dikush nga partia fituese, ministrat e vet do t’i përcaktojë prej deputetëve që janë zgjedhur dhe i çon në ekzekutiv dhe u lihet vendi parlamentarëve në pritje që praktikisht nuk i kanë marrë votat e mjaftueshme të qytetarëve për të qenë deputetë”, ka thënë Pacolli (Tribuna).