Mobi Casa

Qeverisja në mes të premtimeve dhe dështimeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveritë e Kosovës, të gjitha pa dallim, kanë dështuar të krijojnë politika të suksesshme të punësimit. Ato nuk janë alarmuar asnjëherë nga gjendja në terren dhe nga raportimet zyrtare për shkallën e ulët të papunësisë, për pasojë edhe të varfërisë. Energjinë e tyre menaxhuese ato e kanë shpenzuar në angazhime periferike, kryesisht në politika ditore.

Pjesa më e madhe e projekteve të mëdha kanë dështuar, ndërsa janë lënë anash sektorë që mund të sjellin punësim të shpejt. Për pasojë, papunësia është rritur për shkak të numrit të madh të të rinjve që çdo vit hyjnë në tregun e punës. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave, në Kosovë punojnë vetëm 28 për qind e personave në moshë pune.
Është dashur që mbi 100 mijë qytetarë, shumica të rinj, të lëshojnë Kosovën brenda dy muajsh që Qeveria e Kosovës të kthejë ekonominë si prioritet të saj. Por edhe projektet madhore që tashmë janë duke u diskutuar nga qeveritarët nuk do të sjellin punësim të menjëhershëm.

Uji Dea

Shefi i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter-Olters, në një intervistë për “Kohën Ditore” ka thënë se Kosovës do t’i duhen gjashtë dekada për të arritur nivelin mesatar të ekonomisë së vendeve të Bashkimit Evropian, e për ta shkurtuar këtë periudhë në vetëm 45 vjet i duhet një rritje të paktën prej 5 për qind.

“Nëse e marrim mesataren e rritjes ekonomike të Kosovës në vitet e fundit që ka qenë 3.4 për qind dhe recesionin e ekonomisë së vendeve të BE-së prej 0.1 për qind, atëherë Kosovës i duhen 65 vite për të arritur nivelin e ekonomisë që e kanë vendet e BE-së”, ka thënë ai. “Nëse Kosova ka një rritje ekonomike prej 5 për qind, atëherë do t’ju duhen 45 vite për të arritur nivelin e GDP-së që kanë vendet e BE-së”.