Hidromorava

Qeverisja lokale ka shkaktuar pakënaqësi dhe frikësim tek investitorët, tendenca e revidimit, rishikimit dhe anulimit e kësaj administrate është logjikë e mbrapshtë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Fatkeqësisht, nga mashtrimi i madh që është lexuar tek qytetarët, po kalojmë në dëshpërimin e madh. Këtë Plan, Hartën Zonale dhe projektet tjera mund t’i vononi, por nuk mund t’i ndalni. Projektet e Gjilanit që i sollëm ne me shumë punë e angazhim, nuk do të lejojmë t’i trajtoni si projekte të huaja. LDK është gardiane e mbrojtjes së projekteve që i lamë të gatshme e të buxhetuara ka thënë Lutfi Haziri.

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për medie, ku ka paraqitur pikëpamjet e LDK-së për Planin Zhvillimor Komunal të Gjilanit, që është plan kapital, i interesit të veçantë për zhvillim komunal dhe ndikim zhvillimor, duke absorbuar interesin e investitorëve të mëdhenj.

Planin Zhvillimor Komunal në Gjilan e kemi miratuar në shtatorin e vitit 2021, pas një angazhimi të madh të ekspertëve lokal dhe të partnerëve jashtë institucioneve komunale. Ky është një dokument i pandryshuar dhe ngecjet që kanë ndodhur kanë të bëjnë me mos zonimin. Asnjë hap nuk është lëvizur drejt zbatimit të detyrës së dytë.

ARKATANA

Zonimi ka impakt kryesor në përfshirjen e investitorëve banorëve dhe të gjithë të interesuarve se si do të duket lagjja, ambienti, pamja dhe e ardhmja e tyre. I vetmi zhvillim që ka ndodhur është tendenca për ta anuluar PZHK-në, ku nga dy Ministrisë e linjës është kthyer si jo e ligjshme. Kjo tendencë e Komunës ka vazhduar fatkeqësisht me hapa të gabuar, duke vazhduar ta shkelin ligjin e duke shkaktuar edhe më shumë humbje të paarsyeshme dhe kokëfortësi, që për pasojë, ka shkaktuar pakënaqësi dhe frikësim tek shumë investitorë, ndërsa ardhja e tyre për të investuar as nuk vjen në shprehje me këtë ambient.

Tendenca e revidimit, rishikimit dhe anulimit e kësaj administrate që udhëhiqet nga VV, është logjikë e mbrapshtë. Fatkeqësisht, nga mashtrimi i madh që është lexuar tek qytetarët, po kalojmë në dëshpërimin e madh. Këtë Plan, Hartën Zonale dhe projektet tjera mund t’i vononi, por nuk mund t’i ndalni. Projektet e Gjilanit që i sollëm ne me shumë punë e angazhim, nuk do të lejojmë t’i trajtoni si projekte të huaja. LDK është gardiane e mbrojtjes së projekteve që i lamë të gatshme e të buxhetuara thuhet në njoftimin e zyrës për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.