ARKATANA

Qeverisja e re, projektet e vjetra

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Riad Rashiti këshilltar komunal nga PDK-ja tha për rajonipress se për komunën e Gjilanit viti 2014 ka filluar dhe po vazhdon të jetë shumë i rëndë në aspektin e investimeve dhe realizimit të projekteve në interes të qytetarëve të Gjilanit. Në tremujorin e parë të qeverisjes së re në komunë, tashmë të gjithë pajtohen se asgjë nuk ka lëvizur nga qeverisja e re, e cila po tregohet e paaftë dhe e pa përgatitur për të qeverisur me institucionet e komunës së Gjilanit, kanë kaluar tre muaj vetëm për të kompletuar ekipin qeverisës, e që kjo do të duhej të ndodhte me kohë.

Kemi hyrë në muajin mars dhe aktualisht në Gjilan është duke u punuar vetëm në projektin e lumit “Mirusha” i cilësuar si projekt i Hashim Thaçit dhe i ish qeverisjes komunale. Adem Kqiku nga “Bejta Comerc” thotë se ata kanë punuar mirë , por Ministria e Ambientit i ka mbetur borxh rreth 200 mijë euro.

I vetmi projekt që aktualisht po punohet është lumi “Mirusha”. Aty shihen eskavatorët e kompanisë kontraktuese “Bejta Comerc” e cila sipas Adem Kqikut pronar po punohet me intensitet dhe sipas planit të paraparë.”Ne po punojmë për shkak se koha është e mirë dhe kuptohet që nuk punojmë me kapacitete të plota. Ne kemi punë me Ministrinë e Ambientit e cila përkundër se kemi kryer punë dhe kemi ofruar faktura në vlerë të 200 mijë eurove, ato ende nuk na janë paguar”.

Kqiku tha se lumi Mirusha nuk është lokacion i lehtë për tu punuar edhe pse kemi ecur me dinamikën e projektit dhe planit të paraparë.

Qytetarët dhe shoqëria civile që ka kontaktuar rajonipress kanë shprehur pesimizmin dhe zhgënjimin që qeveria komunale akoma nuk ka ndonjë strategji të qartë rreth projekteve të ardhshme. I vetmi projekt që është përfolur nga Lutfi Haziri është ai i kompleksit të varrezave të dëshmorëve, projekt ky gjithashtu i qeverisjes së kaluar.

FIDANISHTJA

Opozita e cila realisht është e dobët në këtë mandat, gjë që është një fat shumë i madh për Lutfi Hazirin, po e pret 100 ditëshin për ta rikapitulluar punën e tij.

Riad Rashiti këshilltar komunal nga PDK-ja tha për rajonipress se për komunën e Gjilanit viti 2014 ka filluar dhe po vazhdon të jetë shumë i rëndë në aspektin e investimeve dhe realizimit të projekteve në interes të qytetarëve të Gjilanit.

“Në tremujorin e parë të qeverisjes së re në komunë, tashmë të gjithë pajtohen se asgjë nuk ka lëvizur nga qeverisja e re, e cila po tregohet e paaftë dhe e pa përgatitur për të qeverisur me institucionet e komunës së Gjilanit, kanë kaluar tre muaj vetëm për të kompletuar ekipin qeverisës, e që kjo do të duhej të ndodhte me kohë”.

Rashiti thotë se sot aktualisht janë duke u realizuar vetëm disa projekte të cilat janë nisur nga qeverisja e kaluar, ndërsa shumë projekte të nisura nga qeverisja e kaluar, kjo qeverisje e re i ka bllokuar si pasojë e mos angazhimit të saj, siç është projekti i ndërtimit të infrastrukturës në kompleksin e shkollave të mesme përmes PPP, projekti i zonës ekonomike, projekti i transportit publik, projekti i tregut gjelbër, bllokimi i shitjes së hapësirave publike të ndërtuara nga dy projektet e ndërtimit përmes PPP ku do të krijoheshin mbi një milion euro e të cilat do të shfrytëzoheshin për investime.

“Kryetari i Komunës Lutfi Haziri e ka filluar shumë keq qeverisjen e tij në komunë, sepse aspak nuk është përkushtuar në detyrat dhe përgjegjësit e tija si kryetar komune. Mbi gjysmën e kohës ai nuk ka qëndruar në Gjilan, por jashtë vendit nëpër vizita private dhe aspak në interes dhe shërbim të komunës. Dhe si pasojë sot, të gjitha institucionet komunale janë të pasivizuara dhe nuk ka asnjë zhvillim pozitiv, duke filluar nga Kuvendi Komunal dhe drejtoritë komunale” tha Rashiti.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.