UBT

Qeverisja e mirë dhe efikase në Viti lidhet me Nexhmedin Arifin

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Sipas Hashim Thaçit qeverisja e mirë dhe efikase, qasja e moderuar politike , urtësia e tij politike dhe vizioni i tij për një Viti Evropiane lidhen pashmangshëm me emrin e Nexhmedin Arifit.

Atmosfera impozante, mbështetja e jashtëzakonshme, brohoritjet e pandalshme dhe të fuqishme si dhe besimi në fitoren e sigurt në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, karakterizuan hapjen e fushatës zgjedhore të PDK-së, dega në Viti.

Këtë tubim madhështor, të cilin e hapi Shefi i Shtabit Zgjedhorë, Abdyl Bajrami, e përshëndeti me një fjalë rasti edhe Kryetari i Nëndegës së, siç e quajti Kryeministri, komunës së ardhshme të Pozheranit, Taip Alidema.

Më pas, në përcjellje të brohoritjeve të fuqishme të emrit të tij, të pranishmëve të shumtë, ju drejtua kryetari i ardhshëm i komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi.

Uji Dea

Ai premtoi 200.000 euro investime në bujqësi nga buxheti komunal, përmirësim të vazhdueshëm të infrastrukturës, arsim cilësorë, administratë efikase dhe zhvillim ekonomik në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës si dhe, natyrisht, një Viti Europiane.

Përkrahje të pa rezervë për kandidatin tonë reflektoi Kryeministri Thaçi, sipas së cilit çdo projekt i Nexhmedin Arifit do të jetë edhe projekt i Qeverisë së tij.

Sipas tij qeverisja e mirë dhe efikase, qasja e moderuar politike , urtësia e tij politike dhe vizioni i tij për një Viti Europiane lidhen pashmangshëm me emrin e Nexhmedin Arifit thuhet në njoftimin e sektorit për Informim pranë Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti./rajonipress/