Qeverisja e Halitit nuk do të merret me Dosjet e ish pushtetit

Viti – Hasan Aliu nënkryetar i komunës së Vitisë thotë për rajonipress se qeverisja e Sokol Halitit nuk do të merret me dosjet e ish pushtetit komunal. “Qeverisja e Halitit po ndërtohet suksesshëm duke shikuar nga e ardhmja dhe jo nga e kaluaar” tha Aliu.
Hasan Aliu nënkryetar i Komunës së Vitisë tha për rajonipress se qeverisja e Sokol Halitit po bënë punë të mira në mandatin e tij dhe se nuk po merret shumë me të kaluarën dhe gjetjet nga ish qeverisja e PDK-së. “Moto e Sokol Halitit dhe qeverisjes tonë është që të ardhmen ta ndërtojmë duke shikuar përpara dhe jo duke u marrë me të kaluarën. Ne nuk do të bëjmë dosje as që do të merremi me to sepse për këtë janë organet kompetente që duhet të hetojnë rastet” tha Aliu, raporton rajonipress.
Aliu tha se politika akuzuese dhe kritikuese nuk e qon përpara asnjë qeverisje lokale.”Shumë komuna kanë humbur kohë duke u marrë me të kaluarën e ish pushteteve dhe kanë mbetur mbrapa me projekte. Ne po realizojmë projekte që janë në dobi të qytetit të Vitisë dhe të vet qytetarëve” tha Aliu.
Aliu tha se puna gjashtë mujore e Sokol Halitit po tregohet shumë afirmative sepse kemi realizuar projekte të kapshme dhe dopiprurëse duke filluar nga fshatrat Pozheran, Çerkez, Kabash, Sllatinë, Gushicë, Gërmovë, Verban etj. Mbi 2 milion euro është vlera e projekteve që janë ne realizim e sipër tha Aliu. /rajonipress/