Hidromorava

Qeverisë i propozohet krijimi i grupeve të ekspertëve për hartimin e strategjisë për zhvillim ekonomik

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa (IHEF) ka mbajtur konferencë me rastin e përfundimit të vitit 2023.

Në paraqitjen para gazetarëve, drejtori ekzekutiv i këtij instituti Fehmi Mehmeti paraqiti sfidat dhe problemet e identifikuara në fushën e ekonomisë kosovare.

Mehmeti gjatë prezantimit të prioriteteve dhe sfidave për vitin 2024 theksoi se që të ketë zhvillim të sigurt ekonomik nevojitet që qysh në fillim të formohen grupet punuese në nivel nacional të ekspertëve të ekonomisë për të hartuar strategjinë e zhvillimit ekonomik.

Ish-guvernatori i BQK-së ka përmendur parashikimin e Bankës Botërore për rritjen ekonomike që pritet të shkojë në 3.7 për qind.

FIDANISHTJA

Në këtë konferencë foli edhe Mejdi Bektashi, ekspert i jashtëm në këtë institut, i cili theksoi se instituti u krijua për të hartuar politika ekonomike e sociale për të nxjerrë ide të reja që garantojnë rritje ekonomike.

Tutje ai shtoi prioritetet ekonomike të Qeverisë se Kosovës për vitin 2024, duhet të jenë të mëdha në këtë sektor; kushtet e pafavorshme për investitorë të huaj, nevoja për zhvillim të hovshëm ekonomik e të tjera.

Teksa Medain Hashani, po ashtu ekspert i jashtëm, vlerësoi se rekomandimet e këtij instituti duhet të merren për bazë nga ekzekutivi që të ketë rritjen e kërkuar ekonomike. Sipas tij, 2024 do të jetë vit sfidues për qeverinë pas liberalizimit të vizave dhe hapjes së qarkullimit të qytetarëve.

Një zonë ekonomike është e domosdoshme për të përballuar këtë rrezik që i kanoset ekonomisë vendore. Ai vazhdon se kjo do të ndikonte që të hapen vende të punës dhe që të ulet numri i atyre që marrin ndihma sociale e presin subvencionet nga shteti. /klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.