Fundamenti

Qeverisë antikushtetuese po i vjen fundi

/ 3 minuta lexim

“Kjo Qeveri me marrëveshjet që ka nënshkruar e ka përmbysur rendin kushtetues në Kosovë. Fakti që kjo Qeveri tashmë e ka shkelur Kushtetutën në 23 nene është i mjaftueshëm që të largohen këta nga pushteti. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, atëherë ne, si qytetarë të Republikës së Kosovës, jemi të obliguar që t’i detyrojmë të largohen”, është shprehur Dërguti

Intervistë me nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Aida Dërguti

Opozita e vendosur që ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

“Kjo Qeveri me marrëveshjet që ka nënshkruar e ka përmbysur rendin kushtetues në Kosovë. Fakti që kjo Qeveri tashmë e ka shkelur Kushtetutën në 23 nene është i mjaftueshëm që të largohen këta nga pushteti. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, atëherë ne, si qytetarë të Republikës së Kosovës, jemi të obliguar që t’i detyrojmë të largohen”, është shprehur Dërguti për “Kosova Sot”

“Kosova Sot”: Të shtunën serish jeni në protestë kundër marrëveshjeve. A prisni që vendimi i Gjykatës të nxisë një numër më të madh qytetarësh që të dalin në protesta?

Aida Dërguti: Edhe para vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka pasur dalje masovike të qytetarëve në manifestimet protestuese kundër marrëveshjeve, përfshirë këtu edhe protestën e 28 Nëntorit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është edhe një konfirmim se ne kemi pasur të drejtë dhe natyrisht kjo do t’i inkurajojë edhe më shumë qytetarët që të dalin.

KKVITI

“Kosova Sot”: Duke pasur parasysh se Qeveria po insiston në zbatimin e marrëveshjeve, si po planifikoni ju t’i ndaloni këto marrëveshje së zbatuari?

Aida Dërguti: Kjo Qeveri me marrëveshjet që i ka nënshkruar e ka përmbysur rendin kushtetues në Kosovë. Fakti që kjo Qeveri tashmë ka shkelur Kushtetutën në 23 nene, është i mjaftueshëm që të largohen këta nga pushteti. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, atëherë ne, si qytetarë të Republikës së Kosovës, jemi të obliguar që t’i detyrojmë të largohen. Nuk ka qetësi me këtë Qeveri

“Kosova Sot”: A do të vazhdojë skenari i njëjtë në seanca me gaz lotsjellës?

Aida Dërguti: Nuk mund të ketë qetësi përderisa e kemi këtë Qeveri. Ata duhet të largohen. Në të kundërtën do t’ia pamundësojmë punën përmes bllokimit të seancave në Kuvend, me të gjitha mjetet që i kemi në dispozicion.

“Kosova Sot”: Çka nëse arrestohet krejt opozita, kush do ta udhëheqë aksionin politik të opozitës?

Aida Dërguti: Unë besoj se kjo Qeveri do të bjerë shumë më herët dhe nuk do të arrijmë në pikën kur e tërë opozita të arrestohet.