ARKATANA

Qeverinë Kurti duhet ta votojë edhe opozita

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Analisti politik Behxhet Shala ka deklaruar se qeverinë Kurti duhet ta votojnë të gjitha partitë shqiptare që janë në opozitë në Legjislaturën e VII të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se PDK-ja, AAK-ja dhe koalicioni Nisma-AKR-PD nuk kanë asnjë arsye që të mos e votojnë qeverinë LV-LDK.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se pretendenti për kryeministër, Albin Kurti,nuk duhet të varet nga votat e minoriteteve. “Për mua është jo në rregull që Albin Kurti të shkojë të marrë një votë prej komunitetit boshnjak dhe një votë prej një komuniteti tjetër. Mendoj se të gjitha partitë shqiptare që do të jenë në opozitë gjatë legjislaturës së VII, pra edhe PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma, duhet ta votojnë qeverinë Kurti pa asnjë kusht. Duhet të japin një kontribut për shpejtimin e ndërtimit të institucioneve,pa i vënë asnjë kusht”, ka thënë Shala.

Mobi Casa

Ai ka vlerësuar se një gjë e tillë do t’ia shtonte përgjegjësinë qeverisë së re. “Menjëherë pas votimit të qeverisë Kurti ata duhet t’i japin besë 100 ditë siç i jepet çdo qeverie dhe mandej duhet të jenë rregullatorëtë punës së qeverisë. Nëse qeveria punon mirë, atëherë duhet t’i dalin krah qeverisë, por nëse nuk punon mirë ata duhet ta luajnë rolin e opozitarit. Pra, nuk shoh asnjë arsye të ndahen PDK-ja, AAK-ja apo dikush tjetër prej shqiptarëve dhe të mos e votojnë qeverinë Kurti. Besoj se kjo qeveri duhet ta ketë përkrahjen e 110 votave, përjashtuar votat e Listës Serbe, sepse nëse kjo qeveri i merr të gjitha këto vota, atëherë qeveria Kurti edhe përgjegjësinë do ta ketë më të madhe”, ka thënë ai.

Sipas Shalës, në marrëveshjen LV-LDK do tëpërfshihet edhe çështja e presidentit të ardhshëm. “Edhe nëse nuk dalin me një deklaratë të përbashkët se janë marrë vesh për presidentin e ardhshëm, jam i bindur se ata janë marrë vesh mes vete për këtë çështje, sepse LDK-ja e ka kusht këtë çështje. Madje kjo parti më kusht e ka postin e presidentit sesa postin e kryetarit të Kuvendit. Për LDK-në, përkatësisht për Isa Mustafën, posti i presidentit është një betejë jetësore”, ka deklaruar Shala.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.