Hidromorava

Qeveria zvicerane vazhdon mbështetjen për Kamenicën

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kamenicë – Përfaqësues të projektit DEMOS, kanë qëndruar në Kamenicë për të konfirmuar se Komuna e Kamenicës do të jetë partnere e këtij projekti në tri vite e gjysmë në vazhdim. Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi, kryesuesi i Kuvendit Komunal Bajram Dërmaku dhe zyrtarë të tjerë të lartë komunal kanë pritur përfaqësuesit e HELVETAS, në një takim prezantues të projektit të ri, në të cilin u konfirmua partneriteti në mes Kamenicës dhe projektit DEMOS.

Merita Barileva nga HELVETAS, ka njoftuar se ceremonia e nënshkrimit të kontratës së bashkëpunimit do të bëhet me 18 shtator 2014 në Prishtinë, ndërsa projekti do të funksionoj në tri fusha: Mbështetja në menaxhimin financiar, shërbimet publike dhe demokracia lokale. “Projekti DEMOS do t’i ofrojë komunës asistencë teknike dhe mbështetje financiare në fushën e shërbimeve publike (e cila përfshinë 2 nga 3 shërbimet e mëposhtme: menaxhimin e mbeturinave, hapësirën publike dhe mobilitetin), menaxhimin financiar, demokracinë lokale dhe kornizën ligjore e politike, në përputhje me kushtet e përcaktuara në Memorandum.” ka thënë Merita Barileva Zyrtare e lartë e këtij projekti.

ARKATANA

Bazuar në performancën e treguar nga Komuna e Kamenicës, palët janë dakorduar që fillimisht nga grantet përfituese të Kamenicës të mbulohen detyrimet financiare për ujësjellësin e fshatrave Kopernicë, Kolloleq dhe Shipashnicë i realizuar në 2009.

Nënkryetari Fatmir Matoshi ka falënderuar zyrtarët e DEMOS për gatishmërinë e tyre për zgjidhjen e problemit të pagesës së pakryer për përfundimin e projektit për ujësjellësin Kopërnicë – Kolloleq – Shipashnicë gjatë katër viteve të kaluara i cili është një aset shumë i rëndësishëm për komunën dhe qytetarët e këtyre lokaliteteve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.