Qeveria zvicerane partner i rëndësishëm për Kamenicën
Kamenicë – Qeveria zvicerane mbetet partner shumë i rëndësishëm për Kamenicën. Projektet e tyre në Kamenicë do të vazhdojnë dhe shpresojë edhe të rriten thotë Fatmir Matoshi.
“Jam i lumtur me të arriturat që kemi pasur nga bashkëpunimi me Helvetas, në të gjitha fushat ku kemi punuar së bashku. Qeveria zvicerane mbetet partner shumë i rëndësishëm për Kamenicën. Projektet e tyre në Kamenicë do të vazhdojnë dhe shpresojë edhe të rriten” ka thënë Fatmir Matoshi nënkryetar i komunës së Kamenicës.
Matoshi thotë se DEMOS dhe APR kanë bërë punë të rëndësishme, së bashku me ne, në interes të qytetarëve. “I falënderoj për mirënjohjen për bashkëpunimin në hartimin e planit të mobilitetit për Kamenicën” ka shkruar Matoshi./rajonipress/


