Qeveria zvicerane ndanë 40 mijë euro për trotuaret në fshatrat e Artanës
Artanë – Kryetari i Komunës së Novobërdës z. Svetisllav Ivanoviq gjatë ditës së djeshme në kabinetin e tij priti përfaqësuesit e Helvetas-Demos-it në krye me z. Norbert Pijls.
Qëllimi i këtij takimit ishte nënshkrimi i memorandumit për ndërtimin e trotuareve në fshatrat Koretisht dhe Stanishor. Vlera e projektit të cilin e financon Qeveria Zvicrane në bashkëpunim me Komunën është mbi 40.000 euro, përveç kësaj është nënshkruar edhe memorandumi mbi realizimin e regjistrimit të pronës komunale i cili do të duhej të realizohej këtë vit.
Në takim gjithashtu u bisedua edhe për gjendjen momentale në komunën e Novobërdës si dhe planet për periudhën e ardhshme. Kryetari z.Ivanoviq theksoi se ky projekt është i një rëndësie të veçantë për të gjithë banorët e komunës së Novobërdës ku edhe është kryer një projekt i tillë i ngjashëm në vitin e kaluar në fshatrat Kufc e epërme dhe Bostan ku është treguar shumë i dobishëm për banorët e këtyre fshatrave.
Sipas planit të cilin e kemi prioritet kanë fshatrat me frekuentim më të madh të komunikacionit, me qëllim që të rritet siguria e të gjithë qytetarëve të komunës së Novobërdës./rajonipress/


