Fundamenti

Qeveria zvarrit formimin e bordit të AKP-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kompletimi i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) po vazhdon të zvarritet edhe më tej përkundër premtimeve të vazhdueshme të kryeministrit Isa Mustafa. Ky i fundit kishte premtuar se bordi i AKP-së do të jetë funksional qysh në fillim të muajit që lamë pas, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Arban Abrashi, zëdhënës i Qeverisë, ka thënë se pas raportimit të kryeministrit në seancën e ardhshme rreth marrëveshjes më pas do të procedohet në Kuvend emrat e anëtarëve të bordit të AKP-së. Ndërsa, thotë se të gjitha vonesa e deritashme janë bërë si pasojë e zhvillimeve politike që kanë ndodhur kohëve të fundit.

HW

“Kompletimi i bordit të AKP-së është çështje urgjente, por zhvillimet politike të fundit kanë shtyrë përzgjedhjen e tyre. Kryeministri i ka emrat në tavolinë por që ende nuk janë bërë publike në kabinet. Besojmë se pas raportimit të kryeministrit për marrëveshjet e fundit në seancën tjetër do të propozohen emrat për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të AKP-së”, ka thënë ai. Ekspertë të ekonomisë kanë thënë se arsyet e qeverisë janë absurde. Sipas tyre, një arsyetim i këtillë, më shumë flet për mospërgatitje dhe për mungesë përgjegjësie.

Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ka thënë se zgjidhja e bordit të AKP-së është një çështje urgjente që duhet të zgjidhet, pasi që, sipas tij, kanë ngecur shumë procese./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.