Uji Dea

Qeveria zotohet para diasporës se po krijon kushte për investime në Kosovë

/ 3 minuta lexim
HW

Në Düsseldorf u mbajt konferenca për mbështetje institucionale të ndërmarrësve nga diaspora për investime në Kosovë. Në këtë konferencë morën pjesë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministri i Diasporës, Valon Murati, ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Skender Xhakaliu, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu si dhe përfaqësues të bizneseve të diasporës.

Në këtë forum ministrja Bajrami ka shpalosur programin ekonomik të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ambientin e biznesit dhe klimën e investimeve si dhe për nevojat jetike për investime në Kosovë. Në fjalën e saj, ministrja ka vënë në pah se ekonomia e Kosovës mbetet ende një sfidë, përkundër rritjes së vazhdueshme gjatë viteve të fundit.

“Ne besojmë që zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik është i mundur vetëm përmes biznesit privat dhe jo shpenzimeve publike, prandaj Qeveria e Kosovës po ndërmerr të gjithë hapat e mundshëm që të përkrah bizneset në zgjerimin e tyre dhe si rrjedhojë të krijojnë vende të reja pune. Po i rishikojmë politikat fiskale dhe do t’i iniciojmë ndryshimet e nevojshme që të lehtësojmë barrën tatimore për bizneset, sidomos për pajisjet prodhuese dhe lëndën e parë që nuk mund të prodhohet në Kosovë”, tha ministrja Bajrami.

Ministrja i informoi të pranishmit se do të ulet pragu i TVSH-së nga 50,000 në 30,000 Euro si dhe do të përshkallëzohet TVSH-ja, ku për produktet bazë TVSH-ja do të zbritet në 8%, ndërsa për produktet e tjera do të ngritët në 18 %. Po ndryshohet ligji për tatimin në fitim, ku do të aplikohen pushime tatimore për biznese të caktuara, varësisht nga numri i vendeve të reja të punës që do të krijohen nga bizneset dhe niveli i investimeve.

Uji Dea

Ministrja Bajrami më tej shtoi se po e skanojnë rajonin, po shohin kushtet që i ofrojnë fqinjët për investitorët e jashtëm dhe do të mundohemi të jemi sa më konkurrentë me ta.

“Në bujqësi, po u ndihmojmë fermerëve që të zgjerojnë aktivitetet e tyre, por edhe këtu na duhen më shumë kapacitete përpunuese. Besojmë që ekziston një potencial i madh në këtë fushë, pasi që na duhet të zëvendësojmë produktet e importit që sot përbëjnë pothuajse 80% të gjërave që konsumojmë, por në të njëjtën kohë duhet të rrisim cilësinë e produkteve dhe të shërbimeve tona dhe t’i eksportojmë ato edhe në tregjet rajonale dhe evropiane”, tha ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami.

Ministrja Hykmete Bajrami theksoi se diaspora mund të luaj një rol të rëndësishëm, qoftë duke bërë investime të drejtpërdrejta, qoftë duke u bërë partnerë me investitorët e huaj që të vijnë e të investojnë në Kosovë./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.