ARKATANA

Qeveria vendos që zyrtarët qeveritarë të përfitojnë 70% të pagës 1 vit pas mandatit

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

​Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ish-ministrat dhe zëvendësministrat të përfitojnë edhe një vit pasi u del mandati, 70 për qind të pagës së tyre të fundit. Ky vendim është marr duke shfuqizuar atë të datës 1 mars 2005 dhe të datës 17 tetor 2007, lidhur me përfitimet për ish-ministrat dhe ish-zëvendësministrat.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë gjithashtu u vendos që familjet që përfitojnë nga ndihma sociale të përfitojnë rritje të shumës mujore për 25 për qind. U vendos që kjo rritje të hyjë në fuqi që nga nëntori i këtij viti.

Vendimin e parë e arsyetoi zëvendëskryeministri Kujtim Shala, i cili deklaroi se këtë benificion do të mund ta gëzojnë ish-zëvendëskryeministrat, ish-ministrat dhe ish-zëvendësministrat, kurse ish-drejtorët e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës vetëm në rast se nuk janë përfitues të ndonjë të ardhure tjetër nga buxheti i Kosovës.

“Zëvendëskryeministrave dhe ministrave të Qeverisë të Kosovës dhe zëvendësministrave dhe Drejtorit të AKI-së u njihet e drejta e pagës pas mbarimit të mandatit të tyre si në viji m: Zëvendëskryeministrave, ministrave të Qeverisë dhe zëvendësministrave dhe drejtorit të AKI-së u njihet e drejta e pagës një vit pas mandatit të tyre, zëvendësministrave u njihet e drejta e pagës për gjashtë muaj pas mbarimit të mandatit të tyre. Paga e ish-zëvendëskryeministrave, ish-ministrave dhe ish-zëvendësministrave dhe ish-drejtorit të AKI do të jetë në vlerë në 70 për qind të pagës së plotë që kanë marrë gjatë muajit të fundit të mandatit. Të lartshënuarit e gëzojnë këtë të drejtë vetëm nëse nuk marrin të ardhura nga buxheti i Republikës së Kosovës”, tha Shala.

Ministri i Financave Avdullah Hoti pati një propozim që jo vetëm ata që marrin ndonjë pagë apo të ardhur tjetër nga buxheti të mos përfitojnë nga ky propozim, por edhe ata ish-zyrtarë të cilët marrin çfarëdo të ardhure që është e tatueshme në Kosovës.

Edhe ky propozim mori përkrahjen e kabinetit qeveritarë, duke u miratuar në tërësi si vendim.

Qeveria ka shqyrtuar edhe koncept-dokumentin për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive.

KKVITI

Këtë koncept dokument e arsyetoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme Millan Radojeviq

“Sipas hulumtimeve një numër i madh i armëve ilegale në vitet 2003-2066, madje 300 mijë, konfiskim i armëve – 1.500 copë në nivel vjetor nga ana e Policisë së Kosovës nuk është i mjaftueshëm për zvogëlimin e tyre në periudhë të shkurtër, kështu që konsiderojmë se përmes amnistisë dhe legalizimit për një periudhë të caktuar kohore qytetarët mund të dorëzojnë armët ilegale dhe ata që e kanë legalizuar t’i nënshtrohen procedurave ligjore. Legalizimi i armëve dhe dorëzimi vullnetar i i armeve të kalibrit të vogël dhe të fortë, i municionit dhe mjeteve shpërthyese duhet të rregullohet me ligj. Kjo çështje ka të bëjë me Strategjinë nacionale dhe Planin aksionar për grumbullimin e armëve të kalibrit të vogël dhe të fortë në periudhën 2013-2016. Kjo gjithashtu ndikon në forcimin e prioritetit strategjik të Qeverisë për sundim të drejtësisë dhe planin vjetor të punës së qeverisë. Legalizimi i armëve dhe dorëzimi vullnetar i armëve të vogla dhe të fuqishme lidhet me prioritetet që kanë të bëjnë me procesin e euro-integrimeve dhe obligimet tjera ndërkombëtare që dalin për Republikën e Kosovës”, tha Radojeviq.

Ndërsa ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi kërkoi që të ketë amnistime më të shpeshta për ata që mbajnë armë pa leje.

“Mendoj që duhet të mendojmë për një amnisti të kohëpaskohshme për dorëzimin e armëve, dhe të mos kemi më nevojë me dërguar me ligj në Kuvend por parashihet autorizimi i Qeverisë. Ne e dimë se kemi problem armët pa leje po i quaj në Republikën e Kosovës, të japim mundësinë që Ministria e Brendshme të japë propozimin në Qeveri dhe ndodh brenda vitit një muaj , dy javë shpeshherë sipas nevojës në veçanti në kohën e dasmave duhet të japim një mundësi që njerëzit t’i dorëzojnë ato dhe të mos kenë pasoja juridike. Unë mendoj që duhet të rritet numri i amnistisë. Përndryshe amnisti që do të jetë një herë në pesë vite, katër vite do të jetë i rrallë ndërsa ndëshkimet në Kod Penal janë deri në 8 vite për armëmbajtje pa leje”, tha Kuçi.

Në këtë mbledhje të Qeverisë është marrë vendim që 26 mijë familje me 115 mijë anëtarë të përfitojnë nga ndihma sociale rritje prej 25 për qind. Ky vendim u arsyetua nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi i cili tha se familja një anëtarëshe që deri më tani ka marrë 40 euro me këtë rritje do të marrë 50 euro, ndërsa familja 15 anëtarëshe që deri më tani ka marrë 120 euro me këtë rritje do të marrë 150 euro.

Ai tha se kjo rritje ishte e nevojshme për këto familje që jetojnë në gjendje të rëndë ekonomie dhe se kjo rritje është paraparë edhe në buxhetin e vitit 2016.

“Bazuar në një analizë të lëvizjes së çmimeve të shportës së ushqimit vlerësojmë dhe propozojmë që rritja e ndihmës sociale për çdo familje të jetë 25 për qind e vlerës aktuale e ndihmës sociale e të fillojë të zbatohet nga një nëntori 2015. Me këtë propozim do të rritet vlerës nga një pikë një euro në një pikë e 1.25 euro që rezulton që familjet që përfitojnë ndihmës sociale për shembull 50- deri në 150- euro. Një anëtarësh 40 pikë 50 euro, dhe familja 15 anëtarësh me nga 120 pikë në 150 euro. Buxheti për mbulimin e kostos së rritjes së vlerës së ndihmës sociale në vlerë 25 për qind është planifikuar edhe me buxhetin e vitit 2016”, tha Abrashi./zeri/