ARKATANA

Qeveria ua fsheh përfaqësuesve të popullit marrëveshjen për kufirin

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Tendenca e paralajmëruar e Qeverisë së Kosovës, që Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi të rikthehet për votim në Kuvend në versionin e pandryshuar në fillim të muajit tetor, po cilësohet nga opozita dhe analistët politikë si një veprim joserioz i koalicionit qeverisës në funksion të provokimit të ri të krizës që para pak kohë ishte qetësuar në vend.

Rikthimi në Kuvend pa konsensus i demarkacionit me Malin e Zi tension situatën

Muharremaj: Do t’i përdorim të gjitha mjetet demokratike për ta penguar atë marrëveshje

“Natyrisht, sa më gjatë që çështja e Demarkacionit nuk merr rrugë për zgjidhje, aq më tepër thellohet kriza. Sa më shumë që pushteti po e trash zullumin në këtë drejtim, aq më tepër po i hapet rrugë Lëvizjes ‘Vetëvendosje!'”, shprehet analisti Nexhemedin Spahiu

FIDANISHTJA

Tendenca e paralajmëruar e Qeverisë së Kosovës, që Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi të rikthehet për votim në Kuvend në versionin e pandryshuar në fillim të muajit tetor, po cilësohet nga opozita dhe analistët politikë si një veprim joserioz i koalicionit qeverisës në funksion të provokimit të ri të krizës që para pak kohë ishte qetësuar në vend. Së fundi, vetë kryeministri Isa Mustafa po dërgon mesazhe nga SHBA-ja, se gjoja ka kërkesa për ta shtyrë përpara këtë proces, kurse kreu diplomatik kosovar, Enver Hoxhaj thotë se që në javën e parë të muajit tetor mund të pritet ratifikimi i kësaj marrëveshjeje, e cila tash 15 muaj po prodhon krizë politike dhe institucionale në shtetin e Kosovës. Tani shtrohet pyetja logjike: Pse duhen bisedime me opozitën nëse Qeveria është e vendosur për ta kaluar Demarkacionin sipas Komisionit shtetëror? Deputeti Bali Muharremaj, nga AAK-ja, tha se deri dje pas dite, asnjë nga subjektet politike opozitare nuk ka pranuar ndonjë argument bindës sipas të cilit Kosova nuk do të humbte territor me këtë version të Demarkacionit të kufirit, dhe nga ana tjetër nuk ka akoma asnjë ftesë zyrtare për t’u takuar liderët dhe për të biseduar, mbase edhe për të parë se çfarë argumentesh të tjera ka siguruar Qeveria e Kosovës.

Muharremaj: “Për çdo version tjetër jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë”

Muharremaj ka pohuar se heshtja e Qeverisë dhe mosbërja transparente e ndonjë elementi të ri flet se e drejta dhe e vërteta qëndron tek ata që po e kundërshtojnë këtë marrëveshje, dhe ky kundërshtim do të zhvillohet edhe në përpjekjen e radhës që do të mund të bëhet në Kuvend për ta kontrabanduar atë. “AAK-ja dhe si bllok i përbashkët opozitar me NISMA-n jemi për dialog, por vetëm nëse ai dialog siguron që procesi do të rikthehet në pikën zero, sepse versioni i fundit i përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, i Marrëveshjes së Demarkacionit që është nënshkruar në vitin e kaluar dhe ka mbetur i pandryshuar nuk vjen në shprehje të pranohet dhe të votohet nga krahu opozitar. Për çdo version tjetër jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë”, u shpreh Muharremaj për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.