United Hospital

Qeveria u kërkon mësimdhënësve grevistë “mirëkuptim” deri në qershor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria e Kosovës u ka kërkuar “mirëkuptim” sindikatave të arsimit parauniversitar, rreth implementimit të pikës më “të nxehtë” të Kontratës Kolektive atë të sigurimit të shujtës ditore, që kap vlerën totale afro 10 milionë euro në vit, duke u kërkuar të ndërpriten grevat deri në rishikimin e buxhetit, shkruan sot Koha Ditore.

Por, drejtues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe të Shkencës së Kosovës (SBASHK) paralajmërojnë se do të vazhdojnë me greva dhe se në këtë javë do të bojkotohet mësimi tërëditor, ndryshe nga dy javët e kaluara kur në herën e parë, një ditë mësimi nuk është mbajtur vetëm në një orë mësimi – në të dy ndërresat, kurse herën e dytë mësimi nuk është mbajtur në dy orët e para të të dy ndërresave.

Uji Dea

SBASHK-u madje po kërcënon se nëse Qeveria nuk do ta implementojë KK-në as pas “veprimeve të buta” të mësimdhënësve, atëherë do të hyhet në grevë të përgjithshme, duke u ndërprerë mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, për një afat të pacaktuar.

Drejtues të Qeverisë bëjnë të ditur se po shqyrtojnë mundësinë e implementimit të KK-së edhe në mënyrë retroaktive, por se kjo nuk mund të ndodhë para rishikimit të buxhetit, kur pritet që të gjenden mjete nga kursimet e kategorive të ndryshme të shpenzimeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.