UBT

Qeveria tregon datën kur BE-ja heq barrikadën, Brukseli hesht

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zyrtarë nga Brukseli, që kanë marrë përsipër revitalizimin e urës, nuk kanë pranuar të komentojnë nëse 1 tetori është data kur pengesa do të largohet nga ura, ashtu siç thonë qeveritarë të Kosovës.

Qëndrime kontradiktore nga palët e përfshira në procesin negociator janë dhënë përkitazi me datën e heqjes së barrikadës-park mbi urën e Ibrit, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarë nga Brukseli, që kanë marrë përsipër revitalizimin e urës, nuk kanë pranuar të komentojnë nëse 1 tetori është data kur pengesa do të largohet nga ura, ashtu siç thonë qeveritarë të Kosovës.

Nga zyra e Federica Mogherinit kanë refuzuar të japin detaje, përderisa nuk ka finalizim të marrëveshjes.

Uji Dea

“Çështja e barrikadës mbi Ibër nuk është finalizuar ende, kështu që nuk mund të japim detaje për këtë”, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Mogherinit.

Por ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka potencuar se përkundër mungesës së marrëveshjes, ka disa elemente për të cilat janë pajtuar në takimet e fundit në Bruksel, përcjell sot Koha Ditore. Procesin e kthimit në normalitet të urës, sipas Tahirit, do ta kryejë Bashkimi Evropian.

http://koha.net/?id=27&l=66130