ARKATANA

Qeveria tradhtare të japë dorëheqje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Marrëveshjet antikombëtare nxisin ndryshime në skenën institucionale. Liderët e koalicionit të ballafaqohen me drejtësinë

Nënshkrimi i marrëveshjeve të dëmshme për shtetin nga Qeveria e Kosovës, pa e pyetur fare Kuvendin e Kosovës të zgjedhur nga votat e sovranit, cilësohet nga analistët si veprim i barabartë me tradhti kombëtare

Derisa opozita e bashkuar, “Vetëvendosje”- AAK dhe Nisma, po përgatiten për protestën gjithëpopullore të 28 Nëntorit, në kundërshtim të marrëveshjeve të 25 gushtit, atë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, rënia e kësaj Qeverie të dështuar, para pozitës së aktit të kryer kur populli i kërkon dorëheqjen, po konsiderohet nga analistët politikë si pasojë e sjelljes së papërgjegjshme në bisedime, në raport me Kuvendin, që nuk është pyetur fare për këto marrëveshje të dëmshme.

Uji Dea

Kuvendi as nuk është informuar paraprakisht së pakut edhe për përmbajtjen e draftit që ka qenë në diskutim, prandaj një veprim i tillë po konsiderohet nga analistët politikë si veprim i barabartë më tradhti kombëtare, për çka duhet të dorëhiqet një Qeveri që ka vetëm pak moral politik dhe përgjegjësi para zgjedhësve të vet, madje edhe duke dhënë përgjegjësi përtej dorëheqjes nga pozitat që mbajnë krerët e dështuar të këtij shteti.

Analisti politik Faik Krasniqi ka identifikuar dy gabime të mëdha që ka bërë Qeveria me këtë rast dhe për të cilat duhet të ndëshkohet me dorëheqje dhe llogaridhënie para zgjedhësve të vet./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.