UBT

Qeveria thotë se brenda 100 ditëve u shkatërruan 8 grupe kriminale dhe u konfiskuan 7 milionë euro

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në prezantimin e punës së Qeverisë gjatë 100 ditëve, ka folur edhe për luftimin e krimit të organizuar.

Kurti tha se gjatë këtyre 100 ditëve kanë realizuar qindra aksione, ku janë shkatërruar tetë grupe kriminale dhe janë konfiskuar 7 milionë euro.

“Në sektorin e rendit dhe sigurisë kemi dërguar mesazh se Kosova nuk mund të jetë as burim e as tranzit për krimin e organizuar. Për 100 ditë kemi kryer 101 operacione, 221 bastisje, 933 arrestime janë shkatërruar 8 grupe kriminale dhe janë konfiskuar 7 milionë euro”, tha Kurti, transmeton Telegrafi.

Uji Dea

Kryeministri përmendi si të arritur edhe konfiskimin e rreth 400 kilogramëve të kokainës.

“Kemi përmbyllur me sukses bashkëpunimin me autoritet e Italisë, DEA-s amerikane dhe Shqipërisë, operacionin e koduar “Adriatiku” që rezultoi me gjeten e 400 kg substancë narkotike të llojit kokainë”, u shpreh Kurti.

Kurti shtoi se kanë shkarkuar persona të lidhur me grupe të interesit dhe kanë emëruar persona të ri, siç është emërimi i drejtorit të ri të AKI-së dhe drejtorit të ri të Doganave të Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.