Hidromorava

Qeveria Thaçi në mars “mbledh plaçkat”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Të hënën në ora 16 zhvillohet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Kjo në vazhdën e përpjekjes së LDK-së për të shtrënguar rripin që pas tre javësh (në mars) për ta rrëzuar Qeverinë Thaçi. Në fakt për këtë mbledhje është propozuar se rend dite do të jetë “Shqyrtimi dhe aprovimi i Raportit për Zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme”. Por pritet edhe paralajmërimi për rrëzimin e qeverisë.

Në mbledhjen e LDK-së të zhvilluar të premten, lideri Isa Mustafa u ka sqaruar kryetarëve të degëve se LDK-ja s’do të pranojë në asnjë mënyrë propozimin për vendet e rezervuara për minoritetet, dhe si pasojë pritet që reforma zgjedhore të ngec, dhe se LDK-ja pranon të shkoj në zgjedhje edhe më këtë system të vjetër zgjedhor.

Mobi Casa

Burime nga LDK-ja kanë thënë se aktualisht kanë filluar bisedimet me dy partitë kryesore opozitare për tu koordinuar për rrëzimin e qeverisë Thaçi. Një kordinim i mirë pritet të sjellë rrëzimin në javën e dytë të marsit, shkruan Bota Sot.

Aktualisht përllogaritet se Thaçi nuk kontrollon më shumë se 51 deputetë në parlament, që nënkupton se 51 deputetët e tij nuk mund ta shpëtojnë qeverinë aktuale gjatë mocionit të mosbesimit që do të propozohet në mars nga LDK-ja dhe opozita e koordinuar./Bota Sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.