Hidromorava

Qeveria tenton t’ua mbyllë gojën bizneseve

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vendimi skandaloz i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Rritja e çmimit të ankesës ua pamundëson ushtrimin e së drejtës kushtetuese

Vendimi i KRRPP-së për rritjen e çmimit të ankesave të bizneseve ndaj vendimeve të OSHP-së nga 500 euro në 5000 euro nga njohësit e kësaj fushe, deputetë opozitarë dhe nga bizneset është vlerësuar të jetë një tendencë e pushtetit që t’ua mbyllë gojën bizneseve vendore, të cilat nuk do të mund të ankohen ndaj vendimeve të padrejta

Pushtetarët aktualë po akuzohen se me rritjen e çmimit të ankesave po tentojnë t’ua mbyllin gojën bizneseve. Këto akuza kanë ardhur pas një vendimi të njëanshëm të drejtuesve të tashëm të KRPP-së për rritjen e çmimit të ankesave të bizneseve ndaj vendimeve të OSHP-së nga 500 euro në 5000 euro.

Uji Dea

Nga njohësit e kësaj fushe, deputetë opozitarë dhe nga bizneset, vendimi i tillë është vlerësuar të jetë një tendencë e pushtetit që tua mbyllin gojën bizneseve vendore. Por, ndaj këtyre akuzave kanë reaguar drejtuesit e rinj të OSHP-së. Kryetari i ri i OSHP-së, Tefik Sylejmani, ka mohuar akuzat se OSHP-ja po tenton që t’ua mbyllë gojën bizneseve për ankesa, pasi ato tash e tutje duhet që të paguajnë 5000 në vend të shumës së 500 euro sa paguanin kohë më parë.”Sipas Ligjit të prokurimit publik, OSHP-ja nuk ka kompetenca që të caktojnë tarifat e ankesave të bizneseve ndaj vendimeve të OSHP-së, por kjo kompetencë i është bart Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik të Kosovës”, tha ai.

Harmonizimi i depozitave

Sipas Sylejmanit, këtë të drejtë nuk e kanë as Kuvendi i Kosovës dhe as komisionet e Kuvendit, të cilët nuk vendosin për tarifat, por kjo edhe një herë është kompetencë ekskluzive e KRRPP-së. Ndërsa, kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik të Kosovës (KRRPP), Safet Hoxha, në arsyetimin e tij, ka sqaruar se ideja e ndryshimit të tarifave në ankesa pranë OSHP-së ka të bëjë me harmonizimin e depozitave me vlerën e lëndës së ankesës, në mënyrë që të ketë një ngritje lineare të depozitave në ankesa dhe që depozita të jetë në harmoni me vlerën e kontratës së kontestuar. Sipas Hoxhës, një zgjidhje e tillë gjithsesi që do t’i nënshtrohet debatit dhe komenteve të aktorëve në prokurim publik, duke përfshirë botën akademike, mediat, OJQ-të, si dhe operatorët ekonomikë dhe vërejtjet dhe sugjerimet e tilla do të shikohen me fokus të veçantë nga ana e KRRPP-së dhe të njëjtat do të integrohen në rregulloren në fjalë. “Inkurajojmë të gjithë aktorët që me sugjerimet dhe vërejtjet e tyre në këtë draft rregullore të japin kontributin e tyre”, tha ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.