Fundamenti

Qeveria të reflektojë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje!, Glauk Konjufca, ka thënë se Qeveria duhet të reflektojë dhe të ndërmarrë hapa konkretë për tërheqjen nga marrëveshjet e dëmshme. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Konjufca ka thënë se opozita nuk do të ndalet derisa të ndalet papërgjegjshmëria e Qeverisë. Ai ka bërë me dije se presidentes Jahjaga ia kanë paraqitur opsionet për dalja nga kriza aktuale.

“Sa iu takon opsioneve, ne i kemi paraqitur ato tek presidentja. Nëse Qeveria nuk merr hapa për tërheqje, atëherë ne kemi propozuar referendumin si mjet legjitim për zgjidhje. Nëse nuk e pranon as shprehjen e vullnetit të popullit të Kosovës për këtë çështje, atëherë duhet të shkojmë në zgjedhje”, është shprehur Konjufca.

Hidromorava

Duke folur për përmbylljen e sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit të Kosovës, ai ka thënë se nuk duhet harruar se nga momenti i betimit të deputetëve të kësaj legjislature Kuvendi dhe zgjedhja e organeve të tij për gjashtë muaj rresht u mbajtën peng nga Hashim Thaçi dhe PDK-ja, derisa Gjykata Kushtetuese vendosi me një vendim arbitrar sipas interesave të tyre. “E, po ashtu, puna e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas koalicionit famëkeq PDK-LDK-Lista Serbe, ka qenë e dominuar prej metodave uzurpuese të Qeverisë. Sa iu takon kërkesave të opozitës për anulimin e marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe të 26 gushtit me Malin e Zi, ato janë legjitime referuar mandatit të deputetëve si dhe janë të mbështetura nga 205 254 nënshkrime të qytetarëve në peticionin e dorëzuar presidentes”, ka thënë ai.
Konjufca ka folur edhe për raportin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai ka thënë se pas dhënies së konkluzioneve më 15 dhjetor nga Këshilli i BE-së, Komisioni Evropian paraqiti dhe tetë kriteret e papërmbushura nga Qeveria e Kosovës. “Ato lidhen drejtpërdrejt me çështjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet e larta të qeverisjes. Pra, ashtu siç kemi thënë me kohë, se metodat dhe premisat e qeverisjes alla Thaçi, të ndjekura me besnikëri nga Mustafa, janë e keqja e madhe e Kosovës”, ka deklaruar Konjufca.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.