Eko Higjiena

Qeveria sytë kah Trusti

/ 4 minuta lexim

Qeveria nuk i ka paratë për të zbatuar masat e Pakos së Emergjente që është propozuar nga Ministria e Financave. Buxheti i Kosovës nuk mund ta mbulojë këtë shumë.

Por, Qeveria duket se ka gjetur një zgjidhje. Fondet pritet t`i siguroj nga emetimi i letrave me vlerë.

Masat e propozuar të Ministrisë së Financave janë mirëpritur nga odat ekonomike në vend derisa thërrasin qeverinë të mendoj edhe për situatën ekonomike pas pandemisë.

Mjetet për pakon emergjente, Qeveria synon t’i siguroj nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës – TRUST.

Masat e propozuar nga Ministri i Financave, tashmë janë në dorën e Kryeministrit se kur do të dalin në Qeveri për miratim.

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, i është përgjigjur RTK-së se cili është burimi se nga do të sigurohen 170.6 milionë euro të pakos emergjente. Bislimi shpjegon mënyrën se si do t’i kërkojnë trustit që të ndihmoj Qeverinë.

“Ne nuk i marrim nga Trusti. Ne emetojmë letra me vlerë, ku lusim Trustin që të bëhet pjesë e emetimit dhe të blejë një pako letrave me vlerë. Në qoftë se e dini pandemia, është përcjellë edhe me një tronditje të madhe në tregjet botërore të kapitalit, kështu që rialokimi i letrave me vlerë në Qeverinë e Kosovës, jo vetëm është ndihmë e madhe në luftimin e pandemisë, por është një masë e shtimit të sigurisë së mjeteve nga ana e Trustit. Norma e interesit me të cilat ata konkurrojnë dhe blejnë letrat me vlerë është fikse për dallim prej lëkundjet e mëdha të cilat i vërejmë në tregjet e kapitalit”, ka theksuar ministri në detyrë Bislimi.

Ai thotë se Trusti është në vënë në dijeni të synimeve të Qeverisë.

Uji Dea

“ Gjithsesi Trusti do ta vazhdojë këtë politikë duke marrë pjesë edhe në ankandet e radhës, pasi Trusti mirëpret çdo mundësi për të shtuar investimet në Kosovë. Fondi i Kursimeve Pensionale që nga fillimi ka marrë pjesë në të gjitha ankandet e letrave me vlerë të emetuara nga Qeveria e Kosovës”, ka shtuar ai.

Nga Oda e Ekonomike Amerikane thonë se Qeveria duhet të mendojë edhe për situatën ekonomike pas pandemisë.

“Qeveria në detyrë, duhet të nisë menjëherë përpilimin e një programi të rimëkëmbjes për fazën e pas përfundimit të pandemisë COVID-19, i cili do të përfshinte mjete monetare nga buxheti i vendit, por edhe nga organizatat financiare ndërkombëtare”, thotë Arian Zeka drejtor ekzekutiv në OEA.

Ministri Bislimi tregon se po punon në këtë plan, i cili ka të bëjë me ringjalljen sa më të shpejtë të ekonomisë, rritje së punësimit dhe prodhimit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë së Financave është duke punuar intenzivisht në gjetjen e burimeve shtesë të financimit. Përveç alokimit fillestar të shumës prej 10 milionë eurosh për Ministrinë e Shëndetësisë, është duke u negociuar edhe financim shtesë nga Banka Botërore (deri në masën e 70 milionë eurove). Po ashtu është dorëzuar kërkesa në FMN për kredimarrje nga instrumenti i shpejtë financiar në masën e 52 milionë eurosh; është kërkuar kredi në shumën e 35 milionë eurove nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës; është dërguar kërkesë zyrtare për mbështetje në Ministrinë Gjermane Për Zhvillim e Bashkëpunim; dhe është premtuar mbështetje edhe nga Bashkimi Evropian”, ka nënvizuar Bislimi.

Fondi i Kursimeve Pensionale deri tani ka investuar në letra me vlerë të Qeverisë së Kosovës afër 300 milionë euro.

Ministria e Financave ka propozuar 13 masa emergjente që përfshin një fond prej 170.6 milionë eurosh për të gjitha kategoritë shoqërore që janë prekur si pasoj e korona-virusit.