UBT

Qeveria synon t’i procedojë projektet strategjike pa tender

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nëse Telekomi i Kosovës dhe “Vala” do të dalin sërish në shitje, blerësi nuk do të kërkohet përmes tenderit, shkruan sot Koha Ditore.Qeveria e Kosovës do të futë kapitalin privat në këtë aset shtetëror, duke hyrë në negociata të drejtpërdrejta me kompani me renome botërore në sektorin e telekomunikacionit.

Njëjtë do të veprohet edhe për projektet e tjera strategjike në sektorin e energjisë apo edhe në atë të minierave dhe mineraleve. Hyrjen në negociata të drejtpërdrejta me kompani botërore për projekte strategjike Qeverisë ia mundëson një ligj i cili është hartuar nga Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë.

ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë fjalës së tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Qeveria e tij është duke e përgatitur një ligj të ri që e lejon atë të hyjë në negociata të drejtpërdrejta me partnerë strategjikë.

Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Hykmete Bajrami, thotë se drafti i parë i këtij ligji për procedimin e projekteve strategjike pa tender publik është bërë nga ministria që ajo drejton.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.