UBT

Qeveria synon t’i marrë 200 milionë euro të AKP-së pasi që ta shuajë këtë institucion

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Brenda 3 vjetëve të ardhshëm qeveria po parasheh t’i marrë 200 milionë euro nga Fondi i Privatizimit, raporton KTV.

Një plan të tillë do ta realizojë duke ndryshuar ligjin për AKP-në. Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i ka thënë KTV-së se këto fonde janë të parapara me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2016-2018, nga të cilat këtë vit do të harxhohen 70 milionë euro.

Hoti ka bërë të ditur se me ligjin e ri, AKP-ja si agjenci do të mbyllet dhe me çështjet e mbetura do të merret një zyrë që do të funksionojë në kuadër të zyrës së kryeministrit.

Hoti ka thënë se nuk do të preken kursimet e qytetarëve që janë në Fondin e Kursimeve Pensionale.

Uji Dea

Sa i përket marrëveshjes së djeshme me FMN-në, ministri i Financave ka thënë se këto para Kosova mund të mos i shfrytëzojë fare, por që është dashur të bëhet për të mundësuar marrjen e kredive nga institucionet e tjera financiare ndërkombëtare.

Ibrahim Rexhepi nga Instituti Strass e sheh me dyshim funksionimin e një zyre të tillë në kuadër të kryeministrit, ndërkohë që me futjen e vendit në kredi parasheh probleme buxhetore për të ardhmen.

Marrëveshja e arritur mes Qeverisë dhe FMN-së ka bërë që Kosovës t’i hapet drita e gjelbër për të nënshkruar marrëveshjen kreditore me Berzh-in, me të cilin do të përmirësohet infrastruktura hekurudhore nga Hani i Elezit deri në Leshak.

http://koha.net/?id=27&l=62943

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.