Fundamenti

Qeveria s’ka pare për ta nxjerrë Telekomin nga kriza

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Z-Mobile nuk pranoi që Telekomi t’ia paguajë borxhin nga 300 mijë euro në muaj, kërkuan që borxhi t’i paguhet me 6 këste, raporton T7

Të martën u bë publik vendimi që nuk do të ketë vazhdim të marrëveshjes me kompaninë Z-Mobile.

Por, pavarësisht kësaj, Telekomi i Kosovës ende nuk i ka kryer obligimet financiare ndaj kompanisë së Blerim Devollit.

Kompania Z-Mobile ka kërkuar që borxhi prej mbi 25 milionë euro të paguhet bazuar në vendimin e Arbitrazhit, në të kundërtën do të fillohen procedurat e përmbarimit, që nënkupton mbylljen e llogarive bankare të Telekomit të Kosovës.

Megjithatë, drejtuesit e Telekomit ishin përpjekur që këtë borxh ndaj Z-Mobile ta paguajnë me këste.

T7 ka siguruar edhe letrën nëpërmjet të cilës kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, muajin e kaluar i kishte propozuar Blerim Devollit që borxhin ndaj kompanisë së tij ta paguajnë me këste.

Por, Blerim Devolli këtë ofertë të Telekomit e kishte cilësuar jo serioze.

Siç shihet në dokumentet e siguruara nga T7, Blerim Devolli ka kërkuar që borxhi të paguhet në 6 këste.

Për këtë çështje, T7 ka kontaktuar edhe kryeshefin e Telekomit, Bedri Istrefin.

UBT

Ai shpreson në një vendim pozitiv të gjykatës, pasi që është kërkuar prapësim i urdhrit përmbarimor.

Po ashtu, Istrefi ka thënë se nevojitet edhe ndihma e shtetit në këtë situatë.

Por, shpresat për një ndihmë nga aksionari e që është Qeveria e Kosovës, po thuaj se nuk ekzistojnë.

Madje këto shpresa i shuan edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Si rrezik për rimëkëmbjen e Telekomit, Lluka e sheh edhe dorëheqjen e qeverisë.

Ndërkohë, njohësit e fushës së ekonomisë kërkojnë që Prokuroria të aktivizohet në këtë rast.

Lavdim Hamidi thotë se Devollët do të tentojnë t’i vënë Telekomit një barrë të re financiare.

Z-Mobile kohë më parë kishte fituar rastin në arbitrazh kundër Telekomit të Kosovës.