HW

Qeveria siguron se Asociacioni do të bëhet pa e ndryshuar asnjë ligj të Kosovës

/ 2 minuta lexim
HW

Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe se për themelimin të tij nuk do të ndryshohet asnjë ligj i Kosovës, ka thënë ministrja për Dialog, Edita Tahiri. Sipas saj, në diskutimet e fundit maratonike të Brukselit, me gjithë përafrimin e qëndrimeve, dallimet kanë mbetur të mëdha.

Tahiri ka thënë se askund në botë nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive dhe se një gjë të tillë nuk mund ta lejojë as Kosova. Sa u përket financave, Asociacioni mund të marrë ndihma nga disa burime, përfshirë edhe nga Serbia, por, siç ka thënë Tahiri, vetëm për veprimtarinë e Asociacionit, jo përtej asaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Serbia edhe pse ka kërkuar që Asociacioni të ketë një bord ekzekutiv, ju siguroj se kjo nuk do të ndodhë, por do të jenë mekanizma sikurse i ka Asociacioni aktual i Kosovës – bordin, këshillin, kryetarin dhe asamblenë”, ka thënë Tahiri.

Qeveria e kaluar pati prezantuar disa ndryshime ligjore që i hapin rrugë themelimit të Asociacionit. Por ato kanë mbetur në gjysmë për shkak të shpërbërjes së Kuvendit. Ndryshimet i referoheshin nenit 32, ku parashihet që Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës të shpërbëhet me vendimin e 2/3 të komunave pjesëmarrëse.

Mobi Casa

Ish-kryenegociatorja po ashtu ka siguruar se punonjësit e këtij Asociacioni nuk do të konsiderohen shërbyes civilë, ashtu siç insiston pala serbe.

“E kemi kundërshtuar një gjë të tillë, sepse Asociacioni nuk është institucion shtetëror, në mënyrë që të jenë shërbyes civilë. Ligjet nuk lejojnë që shërbyesit të shërbejnë në mekanizma joshtetërore. Ka pasur edhe kërkesa të tjera nga Serbia, por mund t’u them se Asociacioni do të funksionojë plotësisht në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe nuk do të lejojmë asimetri”, ka theksuar Tahiri.

http://koha.net/?id=27&l=65500

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.