FITORJA

Qeveria shpërfill opozitën

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kërkesat e opozitës për dorëheqje po shpërfillen nga partnerët e koalicionit qeverisës, pavarësisht protestës së fundit masive të opozitës. Madje, qeveritarët thonë se këtë vit do ta vazhdojnë punën edhe më fuqishëm.

Partitë e koalicionit qeverisës vazhdojnë t’i shpërfillin kërkesat e partive opozitare për dorëheqje, pavarësisht se protesta e së shtunës ishte më masivja e organizuar deri më tani nga këto të fundit.

Opozita po paralajmëron protesta të reja, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë, me arsyetimin se kjo e fundit ka shkelur Kushtetutën e vendit me Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, përderisa drejtuesit e ekzekutivit thonë se do ta vazhdojnë punën deri në përfundimin e mandatit katërvjeçar.

GRANDEMALL

Në një situatë të tillë, kur të dy palët nuk po lëvizin nga qëndrimet e tyre, analistët politikë thonë se pozita dhe opozita duhet të fillojnë dialogun për caktimin e një date optimale për zgjedhje të parakohshme.

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë për “Zërin”, se pavarësisht protestave të opozitës dhe thirrjeve për dorëheqje, ata do të vazhdojnë punën dhe se do të punojnë sipas planit qeveritar. “Qeveria do të vazhdojë të punojë si deri më tani, madje me intensitet të shtuar. Të shpresojmë se opozita do të kthjellet dhe do të kuptoj se me dhunë nuk përmbyset pushteti dhe se për këtë, siç u pa dje, nuk e kanë përkrahjen e popullit”, ka thënë Gecaj./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.