Uji Dea

Qeveria shpërfill Kuvendin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Seanca që ishte paraparë të mbahej dje është shtyrë për një afat të pacaktuar në mungesë të kreut të Qeverisë së Kosovës Ramush Haradinajt. Deputetët e opozitës së vendit po e shohin këtë shtyrje si shpërfillje të Qeverisë së Kosovës ndaj Kuvendit, pasi mungesat e tilla e bëjnë jofunksional atë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Tash e një muaj janë duke u shtyrë tri interpelancat parlamentare të kryeministrit Ramush Haradinaj për arsye të ndryshme.

Këtë herë seanca e së mërkurës, që në rend dite kishte këto interpelanca, është shtyrë për shkak se kryeministri Haradinaj ndodhet për vizitë zyrtare në Vatikan, shkruan më tutje “Zëri”.

Mobi Casa

Njohësit e çështjeve politike të vendit e shohin këtë shtyrje të seancave si ikje e përgjegjësisë së Qeverisë së vendit ndaj obligimeve që ka ndaj Kuvendit.

Sipas tyre, shpërfillja e raportimit në Kuvend është bërë normë e cila po lejohet edhe nga deputetët e tjerë të Kuvendit.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka thënë “Zërit” se opozita e vendit është përgjegjëse për mangësitë që po ndodhin në Kuvend, pasi ajo po e shfrytëzon mungesën e numrave të pozitës për të mos votuar pika të caktuara gjatë seancave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.