Eko Higjiena

Qeveria shpenzoi vetëm 40 % të mjeteve për investime kapitale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për nëntëmujorin e këtij viti Qeveria “Mustafa” ka realizuar vetëm 40 për qind të buxhetit për shpenzime kapitale. Nga 471 milionë euro, që ishin paraparë të shpenzohen, janë shpenzuar vetëm 212.78 euro.

Duke u bazuar në raportin nëntëmujor financiar të buxhetit të Republikës së Kosovës tregon se Qeveria “Mustafa” ka ekzekutuar buxhetin për shpenzime kapitale për 4 për qind më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Me këtë raport konstatohet se gjatë këtyre nëntë muajve, janar – shtator 2015, janë shpenzuar më pak mjete për investime kapitale në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në vlera monetare, në vitin 2014 Qeveria kishte shpenzuar 222.20 milionë euro, ndërsa në vitin 2015 vlera e tyre ishte 212.78 milionë euro.

Hidromorava

Në anën tjetër, ekspertë të ekonomisë kanë thënë se është herët të flitet nëse do të ketë suficit buxhetor në shpenzimet kapitale.

Por që, sipas tyre, është zhgënjyese pse kaq pak ka investime publike, të cilat kanë ndikimin kryesor në përmirësimin e ambientit për biznes-zhvillim ekonomik.

Ibrahim Rexhepi, ekspert i ekonomisë, ka thënë se me vetë faktin se totali i investimeve të parapara për projekte kapitale është dukshëm më i vogël se viteve të mëhershme kjo është e qartë se kjo Qeveri është qeveri sociale e jo qeveri që ka koncept zhvillimor./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.