Qeveria shmang ekspertët për mbrojtje në Arbitrazh
Qeveria e Kosovës nuk ka angazhuar ekspertë për të mbrojtur interesat e shtetit në Arbitrazhet ndërkombëtare, megjithëse, sipas analistëve, Kosova ka kuadro të spikatura
Muharremaj: Nuk përjashtohet mundësia që dikush qëllimisht t’i humbë këto konteste.
“Arsye për të dyshuar në këto padi është heshtja dhe indiferenca e Qeverisë ‘Mustafa’, që është në pushtet, dhe megjithëse i kemi këto tri padi, kjo Qeveri nuk ndërton ekipe që do të mbronin buxhetin e shtetit në Arbitrazh ndërkombëtar, qoftë te rasti i pasaportave, apo paditë kundër PTK-së, përmes të cilave u humbën dhe rrezikojnë të humbin qindra miliona euro”, është shprehur deputeti Haxhi Shala,raporton Gzeta Kosova Sot
Qeveria e Kosovës nuk ka angazhuar ekspertë për të mbrojtur interesat e shtetit në Arbitrazhet ndërkombëtare, megjithëse, sipas analistëve, Kosova ka kuadro të spikatura. Analistët dyshojnë për kurdisje të padive ndaj PTK-së për ndarje të “tallit” me pushtetarët dhe për këtë qëllim nuk janë të interesuar që të dërgojnë ekspertë për të mbrojtur paratë e taksapaguesve. Njohës të kësaj fushe thonë se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka bërë asnjë hap, qoftë më të voglin, me synimin që të bëjnë kompletimin e ekipeve mbrojtëse në këto tri padi që janë bërë ndaj vendit në Gjykatën e Arbitrazhit. Me gjithë pyetjet e dërguara për çështjen, Qeveria e Kosovës nuk kanë dhënë përgjigje.
Deputeti i opozitës, Haxhi Shala (Nisma për Kosovën ) është i mendimit se proceset e tilla të arbitrazhit apo paditë e ushtruara kundër PTK-së janë vepra të kësaj Qeverie dhe asaj paraprake dhe për synim të vetëm e kanë pasur për ta ndarë ” tallin” apo hisen e ryshfetit për pushtetarët e tashëm dhe atyre të mëhershëm së bashku me paditësit. “Arsyet për të dyshuar në këto padi është heshtja dhe indiferenca e Qeverisë ‘Mustafa’, që është në pushtet, dhe me gjithë këto tri padi ata nuk ndërtojnë ekipe që do të mbronin seriozisht paditë në Arbitrazh, qoftë te rasti i pasaportave, apo paditë kundër PTK-së, përmes të cilave u humbën dhe rrezikojnë të humbin qindra miliona euro”, është shprehur ai. Shala është i mendimit se Qeverisë sonë nuk i mungojnë ekspertët juridikë për të bërë mbrojtje profesionale, por, sipas tij, ajo që i mungon kësaj Qeverie është vullneti për t’u bërë një mbrojtje të drejtë dhe efikase këtyre tri aferave milionëshe. Shton se ka dyshime të mëdha se janë të involvuar njerëz shumë të afërt me krerët e këtyre dy partive që janë aktualisht në koalicion dhe në pushtet.
“Deri më tash nuk kemi pasur asnjë lloj transparence” Kurse, deputeti Bali Muharremaj (AAK) u shpreh se Qeveria e Isa Mustafës duhet që urgjentisht të angazhojë ekipe ekspertësh, në mënyrë që vendi ynë të humbasë sa më pak miliona euro në kontestet gjyqësore me kompani të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës.” Në asnjë mënyrë nuk mund të lejohet që për shkak të neglizhencës, apo qoftë për arsye të tjera të kësaj Qeverie të humben me dhjetëra apo qindra miliona euro”, është shprehur ai.
Muharremaj shprehet se deri tash nuk shihet ndonjë angazhim serioz dhe nuk ka pasur asnjë lloj transparence lidhur me këto konteste gjyqësore. “Nuk përjashtohet mundësia që dikush të lejojë qëllimisht që Qeveria apo kompanitë publike t’i humbin këto konteste dhe milionat e “fituar” të n ndahen bashkërisht”, ka theksuar ai ndahen bashkërisht”, ka theksuar ai./kosova sot/


