United Hospital

Qeveria rrit mbështetjen për mandatin antikushtetues të Blerim Shalës

/ 2 minuta lexim
HW

Qeveria e Kosovës ka ndërhyrë të mërkurën në vendimin e saj antikushtetues që ka të bëjë me mbështetjen financiare për deputetin Blerim Shala. Vendimin, e edhe ndryshimet, ka vendosur t’ia mbajë fshehtë publikut.

Gazeta ka raportuar javën e shkuar sesi deputeti Shala, përpos që paguhet nga Kuvendi, paguhet dhe mbështetet me zyrë e staf edhe nga Qeveria, për një punë tjetër që bën – atë të koordinatorit politik në bisedimet e Kosovës me Serbinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Juristët e kanë interpretuar këtë si shkelje aktive të Kushtetutës. Kjo për shkakun që pozita e koordinatorit shihet si funksion ekzekutiv, ndërsa si privilegj ekzekutiv shihet pagesa që i bëhet për këtë punë. E akti më i lartë juridik i Kosovës në nenin 72 precizon se deputeti nuk mund të mbajë e as të ushtrojë ndonjë funksion ekzekutiv.

Fundamenti

Qeveria i publikon në uebfaqen e saj vendimet që i merr, por në të nuk është edhe ky për mbështetjen financiare për Shalën. Kopjen e tij gazeta ka mundur ta sigurojë vetëm nëpërmjet burimeve të saj. Dhe, është pikërisht ky vendim që të mërkurën i është nënshtruar ndryshimeve.

http://koha.net/?id=27&l=66597

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.