Hidromorava

Qeveria riprocedon Demarkacionin pa konsensus

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Qeveria e Kosovës pritet ta dërgojë në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës e Malit të Zi pa konsensus të spektrit politik në vend. Kjo do të ndodhë pasi opozita pranon të takohet me kryeministrin Mustafa vetëm nëse pranohen kushtet e tyre. Në Qeveri thonë se nuk pranojnë kushte paraprake.

Konsensusi për riprocedimin e Projektligjit për ratifikimin e Demarkacionit mes pushtetit dhe partive opozitare duke i pamundshëm. Deklarimet e dyja palëve, para se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa t’u bëjë ftesë krerëve të tri partive opozitare për një takim, nuk po kontribuojnë në afrimin e qëndrimeve mes tyre, por ndarjes edhe më të madhe.

UBT

E si pasojë e kësaj, ekzekutivi i vendit pritet që pa konsensus dhe në mënyrë arbitrare ta dërgojë në Kuvend për ratifikim Marrëveshjen për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Më 1 shtator Qeveria e kishte tërhequr nga rendi i ditës këtë marrëveshje, pasi në seancë nuk ishte Lista Serbe, çka pamundësonte ratifikimin e saj, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Pas kësaj i pari i Qeverisë paralajmëroi ftesën për liderët e partive politike, pozitë e opozitë, për një takim të përbashkët për ta gjetur një konsensus rreth kësaj çështjeje, e cila po kundërshtohet tash e një vit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.