UBT

Qeveria refuzon ta subvencionojë KEK’un

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Korporata Energjetike e Kosovës nuk ka arritur të bindë Qeverinë për mbështetje financiare.

Qeveria e Kosovës beson që KEK-u mund t’i mbulojë vetë shpenzimet prej 6.3 milionë eurove, të cilat i ka kërkuar për t’i mbuluar shpenzimet fikse për paga. Për më tepër, qeveria nuk e konsideron çështje urgjente kërkesën e KEK-ut për mbështetje financiare pas humbjeve të shkaktuara nga shpërthimi i elektrolizerit në Termocentralin “Kosova A”, shkruan sot Koha Ditore.

“Qeveria e Kosovës konsideron se kërkesa për mbështetje financiare nga ana e KEK-ut nuk është çështje me urgjencë, andaj përgjigje për këtë kërkesë do t’u jepet në kohën e duhur”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të MZHE-së, e cila është udhëheqëse e Komisionit Ndërministror për Ndërmarrjet Publike.

Mobi Casa

Edhe pse ende nuk kanë marrë ndonjë vendim final, MZHE-ja thotë se KEK-u mundet edhe vetë t’i mbulojë shpenzimet për pagat.

“Konsiderojmë se tani ka ndryshime në sektorin e energjisë elektrike, Qeveria e Kosovës beson se mbase KEK-u do të jetë në gjendje që vetë t’i mbulojë ato shpenzime”, thuhet në përgjigjen e MZHE-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.