United Hospital

Qeveria: Reciprociteti në fuqi derisa Serbia t’i njohë certifikatat e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë reaguar deklaratave të Kryeministri të Serbisë, Aleksander Vucic, i cili tha sot se shumë shpejt do të zgjidhet problemi i krijuar pas vendimit për reciprocitet nga ana e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, ka thënë se autoritetet serbe duhet t’i njohin certifikatat e Shtetit të Kosovës para se të flitet për heqjen e reciprocitetet.

Ai ka thënë se kjo çështje mund të zgjidhet me dialog derisa i ka bërë thirrje Serbisë të mos pengojë qarkullimin e lirë të mallrave dhe të njerëzve.

“Sidoqoftë, ne besojmë se dialogu është e vetmja mënyrë e zgjidhjes se problemeve, dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të jenë më bashkëpunuese rrjedhimisht te njohin certifikatat tona, në mënyre që qarkullimi i lirë i mallrave dhe njerëzve si parakusht i zhvillimit ekonomik, te mos jete subjekt i politikave ditore”, ka thënë Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, për Gazetën Express.

Abrashi ka treguar se vendimi i Ministres Hykmete Bajrami për masën e reciprocitetit është marrë pasi Serbia ka refuzuar t’i largojë barrierat për shoferët dhe kamionët e Kosovës që bartin materie të rrezikshme.

Hidromorava

“Nga autoritetet serbe kemi kërkuar që të marrin masat e duhura për të eliminuar këtë barrierë, por nuk ka pasur përgjigje pozitive, madje e kemi ngrit çështjen edhe ne CEFTA dhe ne Bruksel”, ka shtua ai.

Pas ndërmarrjes së masave të reciprocitetit me Serbinë nga ana e Qeverisë së Kosovës për të bllokuar kamionët me mallra serbe që hyjnë në Kosovë, ka reaguar edhe kryeministri i atjeshëm, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq, në një prononcim për media, ka thënë se qeveria e tij është duke u marrë me problemin, është në diskutim të vazhdueshëm me Brukselin dhe se beson që kjo çështje do të zgjidhet shpejtë.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami kishte nënshkruar vendimin për masa reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit. Vendimi kishte ardhur pasi Serbia ka refuzuar të njohë certifikatat e shoferëve dhe automjeteve kosovare që bartin materie të rrezikshme. Tash, as Shteti i Kosovës nuk do t’i njohë dokumentet e njëjta të lëshuara nga Serbia.

Rreth 21 mijë euro në ditë i humbë Serbia nga bllokada e naftës dhe gazit, pas vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovë.Bazuar në të dhënat e doganës, vitin e kaluar Kosova ka importuar në rrugë legale 33 milion litra gaz dhe 708 mijë litra naftë, në vlerë mbi 8 milion euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.