Fundamenti

Qeveria premton vendosje të reciprocitetit me Serbinë, opozita skeptike se do të ndodh një hap i tillë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në mesin e premtimeve të Vetëvendosjes gjatë fushatës ka qenë edhe vendosja e masës së reciprocitetit me Serbinë.

Ndonëse ende nuk ka ndonjë vendim, nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se nuk kanë hequr dorë nga kjo masë dhe se shumë shpejt do të fillojë të implementohet.

“Reciprociteti është njëri prej zotimeve që do të vihet në zbatim shumë shpejt pasi që të jenë bërë përgatitjet e nevojshme, në mënyrë që të mos dështojë”, deklaroi për RTV Dukagjinin deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu.

Nga AAK thonë se nuk ka shpresë që kjo qeveri të vendosë reciprocitetin ndaj Serbisë.

United Hospital

“Është e pandershme që një parti politike e merr pushtetin përmes disa kauzave që i kanë proklamua jo vetëm gjatë fushatës por gjatë gjithë historisë së tyre politike. Kauze e fundit ishte edhe implementimi i reciprocitetit. Ne nuk besojmë se do të vendoset një masë e tillë ndaj Serbisë duke parë se këta po i heqin edhe disa masa tjera që kanë mbetur qysh prej vitit 2016”, deklaroi zëdhënësi i AAK-së, Lulzim Blaka.

Ndërkohë ish-anëtari i delegacionit të Kosovës në Bruksel, GazmirRaci thotë se vendosje e masës së reciprocitetit do ta pengonte dialogun mes palëve.

“Konsideroj se ndërmarrja e këtyre masave e cenon dialogun, por nëse Serbia vazhdon të ndërhyjë ilegalisht në Kosovë apo dialogu nuk prodhon rezultate Qeveria Kurti ka përgjegjësi që të mbrojë produktet vendore dhe të mbrojë lirinë e lëvizjes dhe interesat e shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Gazmir Raci./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.