HW

Qeveria po ua bllokon buxhetin komunave, AKK: Vonesa të tilla dëmtojnë rëndë jo vetëm komunat, por edhe qytetarët

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës po bllokon procesin buxhetor të komunave. Ibrahimi shton se Asociacioni i Komunave të Kosovës shpreh shqetësimin për faktin se Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës deri më sot nuk ka lëshuar Qarkoren e dytë buxhetore, ndonëse kjo është një detyrim ligjor dhe një instrument kyç për planifikimin financiar të komunave.

“Moslëshimi i qarkores së dytë me kohë përben shkelje të afateve ligjore te përcaktuara me Ligjin për Mënaxhimin e Financave Publike dhe qarkoren e parë buxhetore. Kjo sjell pasoja të mëdha juridike dhe praktike për të gjitha komunat. Kjo neglizhencë mund të sjellë deri të bllokimi i procesit buxhetor komunal. Komunat, pa tavane dhe udhëzime buxhetore, nuk mund të përgatisin projektbuxhetet për vitin e ardhshëm. Si rrjedhojë, rrezikohet vonesa në miratimin e buxheteve komunale dhe funksionimi normal i shërbimeve publike. Me 01 shtator 2025 komunat e kanë obligim me e dorëzu në kuvende komunale projekt buxhetet e tyre për vitin 2026.

Me këtë rast edhe qytetarët dëmtohen. Pra, ky vonim nuk është vetëm çështje teknike apo administrative, ai prek drejtpërdrejt qytetarët. Çdo ditë vonesë në këtë proces do të thotë vonesë në projektet për shkolla, çerdhe, rrugë, ujësjellës, kanalizime dhe shërbime bazike komunale. Duke marë parasysh që jemi në vit zgjedhor lokal, kjo vonesë mund të merr edhe dimension politik, duke krijuar dyshime të arsyeshme se qeveria po përdor instrumente financiare për të bllokuar punën e komunave dhe për të kufizuar zhvillimin e projekteve në nivel lokal”.

KKVITI

AKK kërkon nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës të lëshojë menjëherë Qarkoren e dytë buxhetore.

“Prandaj AKK kërkon që: • Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës të lëshojë menjëherë Qarkoren e dytë buxhetore, pa vonesë të mëtejme; • Të respektohen me përpikmëri afatet ligjore të kalendarit buxhetor; • Të sigurohet trajtim i barabartë dhe i drejtë për të gjitha komunat. Asociacioni i Komunave të Kosovës thekson se vonesa të tilla dëmtojnë rëndë jo vetëm komunat, por mbi të gjitha qytetarët e Republikës së Kosovës. Qeveria duhet të marrë përgjegjësi dhe të ndalojë praktikat që bllokojnë funksionimin e pushtetit lokal”, thotë Ibrahimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.