Uji Dea

Qeveria po injoron mësimdhënësit e paraluftës

/ 2 minuta lexim
HW

SBASHK-u ka njoftuar se të punësuarit në arsim para luftës me përvojë nëntëvjeçare pritet të marrin pension në vlerën e 75-përqindëshit të pagës që merr një mësimdhënës aktualisht, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Rreth 22 mijë mësimdhënës kosovarë llogaritet se kanë qenë të angazhuar në periudhën dhjetëvjeçare (1990-99) në procesin mësimor.

Projektligji për t’i kompensuar mësimdhënësit e viteve të ’90-ta ka qenë paraparë që të dalë në diskutim publik dhe menjëherë t’i dërgohet Qeverisë për shqyrtim në muajin prill të vitit 2013.

Por, që nga atëherë ky projektligj nuk ka dalë ende për miratim në Kuvend.

Mobi Casa

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka bërë të ditur se kanë marrë premtimin e Qeverisë që projektligji javën e ardhshme të dorëzohet në Qeveri.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë për gazetën “Zëri” se SBASHK-u është në pritje që Qeveria të vendosë javën e ardhshme për ligjin për vitet e 90-ta dhe për Kontratën e Re Kolektive, së cilës, sipas tij, tashmë i ka kaluar afati.

Jasharaj thotë se anëtarësia e sindikatës po pret që këto dy çështje të realizohen.

“Me BSPK-në dhe me kryeministrin Isa Mustafa patëm një takim ku u diskutua edhe çështja e ligjit të viteve të 90-ta. Kryeministri është i informuar sepse komisionet kanë punuar dhe ka premtuar se do ta procedojë me të shkruar në Qeveri projektligjin. Kam besim se në javën e ardhshme projektligji për vitet e ’90-ta do të shkojë në Kryeministri dhe unë besoj që ai do ta procedojë. Pastaj jemi në pritje se janë bërë të gjitha përgatitjet që të bëhet edhe nënshkrimi i kontratës kolektive”, ka thënë Jasharaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.