RCCOLA

Qeveria po e varfëron popullin

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Varfëria po vazhdon ta përcjellë popullin e Kosovës. Tani e 14 vjet pas përfundimit të luftës shifrat për këtë çështje mbesin ende të larta.

Banka Botërore në Kosovë, në raportin e lëshuar ka treguar se rreth 30 për qind e kosovarëve jetojnë në varfëri të skajshme me vetëm rreth 2 dollarë në ditë.

Mobi Casa

Fajin për këtë gjendje të krijuar, ekspertët e ekonomisë thonë se e ka Qeveria e aktuale. Ata madje mendojnë se për t’i zgjidhur këto probleme duhet të vijë një qeveri e re.

E, qytetarët e Kosovës shprehen të bindur se deri tani jeta e tyre nuk ka ndryshuar aspak, ata madje tregojnë se vetëm sa u janë vështirësuar kushtet për jetesë (Tribuna).