FITORJA

Qeveria po e shtrinë kontrollin mbi KQZ-në

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Ndikimi i politikës në Komision Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), po e pengon funksionimin normal të këtij institucioni, duke e kthyer këtë institucion nën kontroll të qeverisë së Kosovës. Kështu ka vlerësuar për Telegrafin ish përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) në KQZ, Alban Krasniqi.

Ndërsa, analisti Ardian Arifaj, ndikimin e partive politike në KQZ e konsideron si diçka normale, përderisa ky institucion është i përbërë nga përfaqësuesit e partive politike.

Largimin e përfaqësuesit të Aleancës për Kosovë të Re (AKR), Fadil Malokut, nga KQZ-ja, e arsyeton me atë se “secila parti do ta kishte bërë një gjë të tillë”.

“Të dyja palët kanë të drejtë. Përfaqësuesi i AKR-së i cili pretendon se i ka mbrojtur interesat nacionale duke mbrojtur idenë që fletëvotimet të jenë me logon e Republikës së Kosovës. AKR-ja, në anën tjetër, e ka larguar përfaqësuesin e saj nga KQZ-ja, sepse ai nuk e ka përfaqësuar qëndrimin e partisë”, tha Arifaj për Telegrafin.

Adnan Rrustemi, nga VV-ja, ka theksuar se implikimi i këtij institucioni në dialogun me Serbinë, si dhe hapja e temave që janë përgjegjësi ekskluzive e KQZ-së, janë hapat e parë “që tregojnë se Qeveria po e shtrinë kontrollin mbi KQZ-në”.

“Qeveria e ka shtyrë kryesuesen dhe disa anëtarë të KQZ-së që të krijojnë një strukturë paralele dhe të marrin vendime arbitrare për t’i hapur rrugë rolit ekzekutiv të OSBE-së në organizmin e zgjedhjeve”, ka thënë Rrustemi.

Eco Higjiena

Sipas tij, KQZ-ja duhet të përmbush përgjegjësit e saja kushtetuese dhe të bëjë të mundur organizimin e zgjedhjeve të lira e të drejta në përputhje me ligjet e vendit, rregullat e KQZ-së.

Sipas Rrustemit, KQZ-ja është institucion i pavarur, i cili gjatë përmbushjes së përgjegjësive duhet të bazohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale.

“Anëtarët e KQZ-së nuk duhet dhe nuk mund t’i nënshtrohen vendimeve dhe kërkesave të qeverisë. Presioni ndaj anëtarëve të KQZ-së për të mbështetur vendime që nuk bazohen në Kushtetutë dhe ligjet e vendit, janë në dëm të organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të interesave shtetërore”, tha ai, duke shtuar se KQZ-ja, duke e mbivendosur agjendën politike dhe qeveritare mbi përgjegjësitë kushtetuese, ç’do ditë e më tepër po heq dorë nga përgjegjësit institucionale dhe po shkel Kushtetutën.

Sipas tij, mospërdorimi i logos dhe stemës së Republikës së Kosovës në fletëvotime nuk është i vetmi problem.

“Problem tjetër janë përpjekjet për të përfshirë në listën e votuesve persona nga regjistri civil i Serbisë, të cilët në bazë të ligjeve të Kosovës duhet të regjistrohen si shtetas të Republikës së Kosovës, në Regjistrin Qendror Civil, me qëllim që të fitojnë të drejtën e votës”, ka thënë Rrustemi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.