Eko Higjiena

Qeveria planifikon uljen e papunësisë me shpërnguljen e fuqisë punëtore

/ 2 minuta lexim
HW

Që kur po sundojnë vendin Qeveria e ‘Isa Mustafës’ dhe partneri i koalicionit, Hashim Thaçi, ndonëse patën premtuar disa qindra mijëra vende pune gjatë fushatës së zgjedhjeve nacionale nuk e arritën këtë qëllim.

Ndonëse i premtuan 350 mijë vende të reja pune, gjatë kësaj kohe nga Kosova u larguan 130 mijë qytetarë dhe këto premtime boshe mbesin gënjeshtrat më të mëdha elektorale të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit. Tash dy vite pas këtyre premtimeve bombastike të koalicionit aktual ata po duket se më në fund e kanë gjetur “formulën sekrete” të punësimit qytetarëve të vendit, që po e sundojnë.

Sipas formulës së pushtetarëve, Mustafa-Thaçi, u dëshmua se e vetmja mënyrë për ta zvogëluar papunësinë në Kosovë është largimi i fuqisë punëtore nga Kosova, që më pas po të njëjtat këto shifra ata po i paraqesin se janë shifra të arritjeve të tyre në punësim, shkruan gazeta Kosova Sot.

Premtimet mashtruese

Mobi Casa

Deputeti i opozitës, Enver Hoti(Nisma), thotë se dy liderët e koalicionit në zgjedhjet nacionale të vitit 2014, qytetarëve të vendit u patën premtuan së bashku se do të hapin 350 mijë vende të reja pune.

Opozitari Hoti përkujtoi se “motoja elektorale e PDK-së përkatë- sisht e Hashim Thaçit me “Misioni e ri ” e premtonte Fondin e punësimit dhe 200 mijë vende të reja pune.

Kurse partneri i koalicionit, Isa Mustafa i LDK-së, aktualisht kryeministër i Republikës, e kishte sloganin “Vetëm ne mundemi” dhe premtonte 150 mijë vende të reja pune”. “Por, tash dy vite që kur ndodhen në pushtet këta dy liderë, ata sikur i harruan premtimet elektorale dhe e zbrazën Kosovën sikur të ishin vitet e 90-ta, kur iknin nga regjimi Milosheviqit, pasi që nga Kosova janë shpërngulur më shumë se 130 mijë qytetarë të Kosovës”. Sipas Hotit, janë politikat e paskrupullta të Qeverisë së Isa Mustafës, të cilat u ofrojnë qytetarëve të vet në vend të punësimit dhe atyre ua sigurojnë emigrimin ilegal./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.