ARKATANA

Qeveria PDK-LDK e thelloi varfërinë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Pasojat e pakos fiskale të vitit të kaluar. Kostoja e jetesës po bëhet e papërballueshme

Qytetarët po ballafaqohen me ditë të vështira, për shkak të rritjes së taksave, që shkojnë në buxhetin e shtetit, por nga ana tjetër, populli bëhet edhe më i varfër

Propaganda e madhe, që e pati bërë Qeveria “Mustafa-Thaçi” me rastin e lansimit të pakos së re fiskale, që ka hyrë në fuqi në fillim të shtatorit të vitit të kaluar, në bazë të vlerësimeve të ekspertëve të ekonomisë dhe deputetëve nga pozita dhe opozita, por edhe qytetarët konsumatorë, po shihet se ishte një mashtrim i radhës. Ndryshimet fiskale nuk kanë dhënë efektet e pritura, në veçanti për shtresën e varfër.

Deputetë, analistë dhe qytetarët ankohen se që nga hyrja në fuqi pakos së re fiskale, kur u rrit TVSH nga 16 në 18 për qind, janë rritur çmimet. Kjo ka bërë që në Kosovë të shtrenjtohet kostoja e jetesës.

GRANDEMALL

Deputeti nga koalicioni i tashëm qeverisës Besim Beqaj (PDK), tha se me rritjen prej 18 për qind të TVSH-së “kemi kontribuar më shumë në buxhet, pra kemi mbledhur më shumë para prej qytetarëve, mirëpo qytetarëve u kemi kthyer më pak” .

Tri arsye për rritje të çmimeve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e opozitës, i Lëvizjes “Vetëvendosje!”, Besnik Bislimi tha se çmimet nuk po rriten si rezultat i lëkundjeve në tregjet botërore, nga të cilat Kosova logjikisht se ndikohet shumë si rezultat i disbalancit tregtar. “Kjo meqë në tregjet ndërkombëtare, para së gjithash në vendet që janë partnerë tanë me rëndësi kemi ose stabilitet të çmimeve ose rënie të tyre”, theksoi ai. “Sipas mendimit tim, janë kryesisht tri burime ku duhet kërkuar arsyet për rritje të çmimeve: politikat diskrecionare në përcaktimin e bazës doganore, nga presioni për të grumbulluar më shumë të hyra, rritja e TVSH-së dhe akcizave, dhe normalisht spekulimet nga ana e tregtarëve në një ambient ku mbrojtja e konsumatorit nuk gëzon asnjë prioritet në politikat publike”, u shpreh më tej ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.