Eko Higjiena

Qeveria pas takimit me Serbinë në Bruksel: Nuk ka përafrim të qëndrimeve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës ka folur për takimin e sotëm që është mbajtur në Bruksel në kuadër të dialogut me Serbinë, raporton Gazeta Express.

Në një njoftim për media, nga Qeveria thonë se takimi është zhvilluar sot dhe aty ka marrë pjesë koordinatori i Kosoëvs, Skender Hyseni.

“Me ndërmjetësim të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni, ka zhvilluar sot, më 10 dhjetor, në Bruksel takimin e radhës me delegacionin serb”, thuhet në njoftim, ku bëhet e ditur se temë diskutimi ishin pensionet kadatastri.

ARKATANA

“Temë e diskutimit ishin pensionet dhe kadastri. Ky diskutim ishte vazhdimësi e trajtimit të këtyre çështjeve në takimin e kaluar më 29 tetor 2020”, thuhet tutje.

Në Qeveri thonë se edhe pas diskutimit të gjatë, nuk ka pasur përafrim të qëndrimeve.

“Edhe pas një diskutimi të gjatë, ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve. Sidoqoftë, kishte pajtim që diskutimi i këtij elementi të marrëveshjes së përgjithshme midis dy vendeve të vazhdojë në takimin e radhës”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.