Qeveria paguan Bukoshin edhe për muajt që s`ka punuar
Ekzekutivi ka vendosur që rreth 13 mijë euro t’ia qes në konto Zëvendëskryeministrit Bujar Bukoshi. Ky vendim është marrë në mbledhjen e fundit të Qeverisë.
Mbledhjet e Qeverisë zakonisht janë te hapura, por kur është marrë ky vendim, Kryeministri Hashim Thaçi ka ndalur sinjalin për t’u mos u përcjell zëri në sallën nga ku gazetarët shohin punimet e mbledhjeve nëpërmjet një televizori.
Vendimi është sponsorizuar nga Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Bukoshi nuk ka shkuar në zyrë për 11 muaj sa është përball me rastin gjyqësor në “Rastin Tolaj”.
Qeveria e ka fshehur vendimin për Bukoshin edhe në komunikatën e lëshuar pas mbledhjes.
Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar për Kohën Ditore vendimin për pagën e Bukoshit, por nuk ka lejuar qasjen në atë dokument, me arsyetimin se vendimi ende nuk është i gatshëm.
Ndërsa, Bujar Bokoshi e ka konfirmuar vendimin dhe ka thënë se në momentin që do t’i marrë paratë do të tregoj edhe shumën e tyre.
“Nuk e di shumën, por e di që ka qenë kërkesë me u kompensu pagat për ata muaj sa kam qenë në proces gjyqësor. Kur do të bëhet kompensimi do t’ua jap edhe informatën se sa kam marrë”, ka thënë Bukoshi./express/


