ARKATANA

Qeveria pa vizion, Kosova drejt 2018-s në kolaps ekonomik

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Mbijetesa e biznesit të ndershëm. Monopolet dhe bandat dominojnë, sundimi i ligjit dështon

Analistët e ekonomisë dhe specialistët e kësaj fushe thonë se janë skeptikë se vitin 2017 po e mbyllim dhe do të hyjmë në vitin 2018 pa ndonjë shpresë për ngjallje ekonomike, pa treg të lirë dhe pa konkurrencë të ndershme në biznes dhe pa luftim të monopoleve të instaluara për afro 16 vjet rresht nga segmente të inkriminuara të Kosovës “Pronto” .

Sipas tyre, në Kosovë edhe me qeverisjen ‘Haradinaj’ po vazhdojnë që të sundojnë në çdo sektor të ekonomisë klani i tejinkriminuar “Pronto, bashkë me vëllezërit e inkriminuar Devolli që i kanë kapur e metastazuar të gjitha institucionet e shtetit, tërë ekonominë e vendit, të cilët edhe përmes medieve të financuara nga korrupsioni e krimi i organizuar shtetëror nga vëllezërit Devolli, të cilave po “ua lagin fytin”, siç ua lagin edhe politikanëve të të gjitha partive, përfshirë këtu prej PDK-së e deri te VV-ja , të cilët hapur kanë krijuar afërsi deri në nënshtrim e servilitet interesi me Devollët e inkriminuar me qindra miliona euro. Kjo ngase, sipas analistëve, ka dyshime të mëdha se çdo investim që nuk është i aleancës klani i Kosovës ” Pronto & Devolli ” tentohet që të bllokohet nga mafia e nëntokës përmes institucioneve në vend.

Pa qeverisur me duar të pastra, nuk ka shpresë as për ekonominë

Anëtari i Kryesisë së Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Ramadan Maloku, tha se në asnjë mënyrë nuk mund të ketë një ngjallje ekonomike pa një treg të lirë dhe pa një konkurrencë fer dhe të ndershme në biznes dhe pa luftim të monopoleve të instaluara që nga pas lufta e deri më sot rresht që po bëhet nga segmente të inkriminuara të Kosovës, klaneve të caktuara dhe disa kompanive që janë bërë shtet në shtet. “E keqja më e madhe e kësaj situate të brishtë ekonomike është se në opinion po flitet me të madhe se gati çdo investim, që nuk është në një aleancë me klane dhe kompani mafioze, ka synime që tentohen të bllokohet nga mafia e nëntokës, duke i bërë këto punë të pista përmes institucioneve në vend “, u shpreh ai. “Në vitin tjetër që po hyjmë na mban shpresa se më në fund Qeveria ‘Haradinaj’ nuk do të jetë aspak tolerante ndaj këtyre punëve të pista dhe se ajo do t’i forcojë pozitat e saj dhe do ta marrë situatën nën kontroll të plotë dhe gjërat do të nisim për të mbarë”, vijoi më tutje Maloku. Sipas tij, vetëm me një qeverisje me duar të pastra, Kosovën e presin ditë të mira, se po u vazhdua me avazin e vjetër, vaj halli për ekonominë tonë të brishtë dhe të ardhmen e qytetarëve tanë.

Monopolizimi i fondeve publike

Analisti Faton Mehmeti tha për “Kosova Sot”, se ekonomia është privatizuar nga Devollët dhe klani ” Pronto”, të cilët kanë futur duart në çdo segment të jetës. “Pa qenë të lidhur me këto dy klane famëkeqe, nuk mund të depërtosh tek tenderët e mëdhenj, aty ku paraja e madhe ka shndërruar në marioneta të gjithë që i nënshtrohen asaj”, u shpreh ai. “Edhe viti 2017 po mbyllet me dështime të mëdha, të cilat nuk po arrijnë të ngjallin ekonominë e vdekur. Falimentimi i bizneseve të rëndësishme dhe të cilat kanë kapital të madh gjatë këtij viti ka shënuar rritje, ndërsa bizneset e vogla kanë shënuar rritje e kjo është dëshmi se varfëria ka kapluar qytetarët”, vijoi më tutje analisti Mehmeti. “Qytetarët iu kanë rrekur ekonomisë së vogël dhe të cilat janë me humbje dhe kompensime duke mbijetuar. Ngase, as nuk paguajnë arka fiskale dhe as punëtorët dhe mezi arrijnë disi që të mbijetojnë”, ka thënë ai. “Shteti duhet që vendos rend dhe ligj dhe këto grupe do të dështojnë, pra vetëm me një shtet të mirëfilltë Kosova avancon. Ngase, anarkia këtë popull kështu e ka çoroditur, duke e lënë të varfër dhe të pashpresë”, potencoi ai.

HW

Shkatërruesit e biznesit të përballen me drejtësinë

Analisti Florim Rudhani tha për ” Kosova Sot” se, fatkeqësisht, është duke u mbyllur viti 2017 pa progres ekonomik, ndaj është vështirë që edhe në vitin 2018 të kemi shpresë për një ekonomi të ngjallur. “Nuk ka treg të lirë, nuk ka konkurrencë të lirë, nuk ka stimulim nga shteti për bizneset e vogla dhe të mesme”, u shpreh ai. Sipas Rudhanit, klani “Pronto” duket se do të pastrohet nga Gjykata Speciale, por problem është se politika mbetet e inkriminuar me mafio-bizneset. “Kompania ‘Devolli’ duket se i kanë blerë të gjithë politikanët që të sundojnë në Kosovë, së bashku me klanin ‘Pronto'”, ka thënë Rudhani.

Eksperti i ekonomisë Dardan Grapci tha për “Kosova Sot” se muajt e parë të Qeverisë së re të Kosovës me në krye Ramush Haradinajn, lënë shumë për të dëshiruar nga veprimet e këtij koalicioni dhe me të drejtë ngjallin dyshime të mëdha në punën e deritashme të ekzekutivit. “Deri më tash kjo Qeveri nuk ka marrë ndonjë veprim që do ta mbanim mend dhe do të na bënte optimistë. Andaj, lirshëm mund të themi se vitin 2017 po e mbyllim sikurse më parë të zhgënjyer dhe si Kosovë do të hyjmë në vitin 2018 pa shpresa për ndonjë ringjallje ekonomike”, potencoi ai. “Ekonomia nuk do të ketë shpresë për ngjallje as në vitin 2018, pasi duhen që institucionet kosovare më shumë të merren me luftimin e korrupsionit, me sundimin e ligjit 100 për qind, me krijimin e një task force apo zyre për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në sektorët privatë, të bëjnë arrestime të shumta, duke ia filluar nga mafio- oligarkët, të cilët e shkatërruan ekonominë në vend që nga viti 2000 etj.”, ka thënë Grapci.

Vit skandalesh dhe aferash

Analisti Reshat Badallaj-Zhuriani tha për “Kosova Sot” se mjerisht vitin 2017 po e mbyllim si një vit të mbrapshtë me plot afera korruptive dhe skandale. “Ekonominë e Kosovës e gjunjëzuan kryebanditët e banditët të bandave politike, duke e mbështetur fuqishëm bandën serbiane që quhet Devolli. Kësaj bande famëkeqe po ia zgjat jetën banda tjetër, që quhet klani “PRONTO”, duke marrë yrnek nga Klani i Zemunit dhe i sojit tipik kolumbian dhe sicilian”, tha ai.

Badallaj thekson se për të vjedhur buxhetin e Kosovës, banda Devolli ka përhapur monopolet në çdo cep të Kosovës, duke ia zënë frymën bizneseve të vogla dhe njëkohësisht duke e rritur papunësinë për të bërë katrahurë Kosovën dhe duke trashur xhepat e banditëve të klanit “Pronto”, buxhetin e Serbisë fashiste dhe natyrisht duke i paluar thasët me para, duke i siguruar ato nëpër bankat e huaja të sigurta. “Kjo bandë serbiane Devolli, por e mbështetur fuqishëm nga Serbia fashiste dhe natyrisht klani ‘Pronto’, nuk e lënë askënd të bëjë konkurrencë të ndershme, përkundrazi këta bëjnë konkurrencë të pistë dhe të poshtër tej mase, duke shtrirë bizneset e tyre të pista në tërë Kosovën. Devollët zhvillojnë aktivitetin e tyre lirshëm në pikë të ditës, sepse i kanë blerë të gjitha institucionet e vendit, që nga majat e larta të shtetit”, theksoi Badallaj. “Dhe, në këtë Kosovë të vogël, që i njohim të gjithë se sa lugë kanë brenda, shumë banditë të majave të shtetit të klanit ‘Pronto’, hajnat e kalibrit botëror deri te Shpend Ahmeti, që me shumë të drejtë populli po e quan Shpend Jahti, që bëri sallamadi në jahtin milionësh e blen nga banda serbiane Devolli”, tha analisti BadallajZhuriani. Sipas tij, për të ngjallur ekonominë e Kosovës, duhet shkatërruar deri në themel krimin e organizuar.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.