FITORJA

Qeveria, pa strategji lobimi për viza

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ekspertët e integrimit vlerësojnë se çështja e liberalizimit të vizave, respektivisht lobimi te shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, është lënë anash nga institucionet e Kosovës. Një gjë e tillë sipas tyre po ndodh pikërisht për faktin që tërë vëmendjen aktualisht e ka marrë dialogu Kosovë – Serbi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht se kanë kaluar dy javë prejse Komisioni Evropian (KE) ka publikuar rekomandimin për vizat, institucionet e Kosovës ende nuk kanë ndonjë strategji konkrete për të lobuar te shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat janë skeptike sa i përket çështjes së liberalizimit për Kosovën. Përkundrazi, ndonëse nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë gazetës se lobimi është duke ndodhur për çdo ditë, nuk kanë treguar se cila do të jetë strategjia e cila do të ndiqet në këtë drejtim.

Uji Dea

Lidhur me këtë nuk është përgjigjur as Ministria e Integrimit Evropian (MIE). Kurse ekspertët e integrimit vlerësojnë se institucionet duhet patjetër të lobojnë te vendet e BE-së, si: Gjermania, Franca e Belgjika, të cilat sipas tyre duhet të informohet saktësisht se cilat janë të arriturat e Kosovës në sundimin e ligjit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.